Qysh ndikojnë komentet homofobike te unë
F – 19 vjeç
Kom dasht’ shumë herë me ju shkru, po kurrë se kom marr at’ guxim për me shprehë k’to që e ndjejë për shkak se hala as vet nuk jom konë e sigurt për atë që e ndjejë.
Jom çikë, i kom 19 vjet. Sdi qa hina n’facebook se nuk e përdori kurrë edhe po m’del ni post. Ni çikë e kish qit me ni grup “Qa mendoni për LGBT?” Ishin kon përmbi 600 komente edhe veç dashta me i lexu edhe pse ma murr menja qa kom me pa aty. Pat edhe shumë komente pozitive, amo komentet negative qaq m’kanë prek sa që tu i lexu mu doke që qato fjalë po mi thojnë direkt mu. Zemra veç dojke me m’dal prej venit sa i lexojsha ato komente.
Do prej tyne kishin thonë “ata jonë njerëz t’smut, kanë nevojë me i qu n’qendër t’rehabilitimit”, “Po kush i përkrah Zoti i dënoft po edhe kush e ka votu këtë ligj Zoti shpirtin ja shkatërroft Zot runa nga këto sene të liga që dojnë rininë me naj prishë”, “Kjo është sëmundje mund të shërohen po mendja nuk operohet keq më vjen se mbështes budallokun, si ka hije Shqiptarit të miret me këto gjëra mos na flliqni kombin” E shumë, shumë tjera që mo smujsha mi lexu.
Mu gjith diqysh m’kanë tërhek edhe çikat, po nuk e kom ditë që ky sen o përnime se familjen nuk e kom edhe qaq që i përkrahin ose që t’folin për ksi sene. Deri sa tu u rritë, tu bo shoqni, tu msu ma shumë sene, ja nisa tu i menu krejt rastet që m’kanë ndodhë po nuk e kom ditë qa osht tu ndodh me mu edhe diqysh tani krejt senet ja nisën me make sense.
I kom tregu do shoqeve t’mija që muj me kon bisexual amo ma kanë bo e ki veç fazë, po unë e kom ditë që jo, edhe kurrë mo s’ja kom përmen se e kom pa që edhe kur ju thash m’kqyrën ashtu si tu m’paragjyku. Qe 4 vjet hala e mbaj mrenda vetës edhe shumë kom qef me fol me ni çikë po kurrë s’kom pas guxim për shkak se jom shumë insecure n’vete, jom njeri që e overthink gjithçka edhe sa herë tentoj mi fol dikujt m’kap anxiety.
Nejse I love you all, kurrë mos u dorëzoni ose mu ndi ashamed për ata që jeni💕