S’kom bo gabim pse e kom dasht’
M – 16 vjeç
Unë jom n’shkollë t’mesme edhe gjithmonë m’kanë pëlqy vajzat, edhe pse si tip gjith jom kon’ ma femëror, po ska pas najsen lidhje se e kom pa si veçanti timen. Mandej n’klasë time u kon’ ni djalë qi m’ka mbetë n’kry edhe nuk e dijsha pse edhe gjithmonë xhelozojsha nëse ju afrojke naj vajzë. Diqysh nuk e di pse po m’ka bo mu ndi si femën, diqysh ndjenjën e dashurisë e kom pas si t’femnës. Mandej aty e kom kuptu qi e kom dasht’ shumë edhe shyqyr zotit mami jem m’ka përkrah edhe m’ka kuptu, po veç mami jem e din pjesa tjetër e familjes jo. Ja nisa me i tregu plotë vetave qi jom dashuru me ni djalë.
Deri sa ni ditë ky e ka marrë vesh edhe ajo ditë u kon’ dita ma e vshtirë e jetës teme. Jom kon’ tu ra n’depresion po i falenderona zotit, sidomos mamit tem, shoqnisë teme qi m’kanë ndihmu mu ngritë apet n’kom t’mija. Mandej ky djali ma ka marrë inatin shumë edhe sum ka fol mo kurrë derisa e morra vendimin me i shkru edhe me i kërku falje, edhe pse osht ni vendim i gabum se s’kom bo gabim pse e kom dasht’.
Edhe tash nuk shkojna hiç mirë edhe pse unë e dashuroj hala.