Mundet me m’zgjedhë mu e jo me lyp djem si unë
F – 21 vjeç
Prej fillimit, mosha 4-5 vjeç,e kom ni vetën ndryshe prej tjerëve edhe e kom pas ni menim që njerëzit e kanë ni soulmate e edhe unë kom me e gjet temin pavarësisht a osht’ çikë a djalë.
M’ka ra me m’pëlqy njerëz t’ndryshëm, djem e çika, amo në klasën e 10-të ja nisi me m’pëlqy shumë nji çikë në paralele. Edhe pse nuk ishim shoqe ose diçka, ma vonë ja nisëm me fol edhe me flirtu, amo ajo është straight edhe jom mundu që ndjenjat e mia veç me i varros dikun e me vazhdu shoqninë.
Pas ni viti fillova me dal me nji djalë edhe m’ka pëlqy shumë. Pas 4-5 mujve, u prishëm edhe s’kom pas ndjenja për kërkan për nji kohë.
Me atë çikën jemi kanë shoqe gjithë. Rrallë kemi fol. Ajo hini me nji lidhje serioze edhe e dijsha që ndjenjat e mia për ta s’janë ma thjesht shoqni. 4 vjet ma vonë krejt ato ndjenja janë kthy edhe ma shumë sa që jon konë. Tash jemi shoqe shumë t’afërta, nashta muj me thonë gati t’ngushta. E din që jom bi edhe s’ka kurrfarë kundërshtimi, amo gjithë m’thotë “Pse s’muj me gjetë dikon që osht’ si ti, ni djalë që fol si ti, edhe sillet mirë me mu si ti, jom t’u e lyp nji person si ti.”
Kaniherë mendoj m’i tregu m’i thanë që mundet me m’zgjedhë mu e jo me lyp djem si unë, amo s’po du me thy zemrën tem.