A me i tregu që ndjejë diçka ma shumë për to, a me vazhdu njëjtë me i fol?!
F – 18 vjeç
Nuk e di as qysh me fillu, e as qysh me tregu. Qysh fëmi jom ndje ndryshe e kurrë s’kom pasë ndjenja për naj djalë, diçka që s’di as vet, gjithë gjejsha arsye mos me m’pëlqy dikush me gjini t’kundërt.
Nejse, në klasën e 8-të kom fillu me shkru me nji vajzë t’klasës t’9-të të të njëjtës shkollë. Fillova me e dashtë e fillimisht kena shkru 2 vjet e në shkollë të mesme prapë u takojshim non-stop e dikur mora guximin me e puth. U ndjeva sikur linda edhe niherë. Nuk m’tha sen për ato çka e bona. Gjithmonë m’ka thanë që m’don ama veç si shoqe e t’njëjtën ja kom thanë edhe unë me mendimin se muj me e hup.
Hala flasim njëjtë po nuk e di … A me i tregu që ndjejë diçka ma shumë për to, a me vazhdu njëjtë me i fol?! Shumë herë e kom pytë se çka jemi na (unë e ti) edhe m’ka thonë që kemi shoqni t’ngushtë edhe asgja ma tepër.
Nuk e di a me i tregu çka ndjejë për to apo me vazhdu njëjt e mos me e hup shoqninë?