Tu e lexu qitash
Si ndryshoi mendimi im për LGBTI pasi takova miq queer
Nale Dheze

Si ndryshoi mendimi im për LGBTI pasi takova miq queer

F – 19 vjeç

Unë jom knej po s’jam gej… (nuk jom pjesë e komunitetit LGBTI)

Fillimisht ju kërkoj falje, mundem mos me qenë e mirë me terma. Diku gati 1 vjet nuk kam ditë pothuajse hiç për komunitetin LGBTI+ edhe nuk e kam njoftë asnja prej tyne. Megjithatë gjithmonë kam qenë mjaftueshëm mendjehapun me i pranu njerëzit e me i dashtë njerëzit ndryshe. Në 18’at e mia jam njoftu me dy shokë gej edhe me nji shoqe biseksuale. Aty e kam kuptu menjëherë që përkrahja jem ndaj komunitetit ka me qenë gjithmonë e plotë edhe e pakushtëzume nga njerëzit e ambietit që m’rrethonte.

Ma vonë rrethi është zgjeru edhe sot njoh shumë pjesëtarë të komunitetit LGBTIQ+, njerëz që i përkrahin ata edhe njerëz që më sulmojnë pse i përkrah ata.


Por, me atë të kësaj cope të stories du me i falenderu krejt komunitetin LGBTI që ma kanë mësu nji dashuni ndryshe, me shumë ngjyra e shumë t’bukun.

Në emën të lirisë, krenarisë, barazisë, dashnisë… unë përkrahësja juj uroj që jeta juve me qenë qysh i keni shpirtnat.

Ju du’.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top