Lady Gaga mbledh 128 milion dollarë për luftimin e koronavirusit
Lady Gaga, së bashku me grupin Global Citizen, kanë grumbulluar tashmë 128 milion dollarë për Organizatën Botërore të Shëndetit. Fondet do të blejnë pajisje mbrojtëse për punonjësit e shëndetit dhe do të mbështesin përpjekjet për të zhvilluar ilaçe dhe vaksina. Gaga në bashkëpunim me Global Citizen kishte kuruar një koncert për të njohur përpjekjet e punonjësve shëndetësorë për të luftuar Covid-19.
Ajo bëri të ditur për Jimmy Fallon se të gjitha fondet janë mbledhur nga korporatat më të mëdha në botë, për vetëm 7 ditë, dhe se nuk do të kërkoj nga njerëzit të japin donacione. “Përderisa mesazhi që “Ne të gjithë jemi së bashku në këtë” është i mirë, unë mendoj se lufta në të cilën unë jam, është shumë më e ndryshme se sa lufta e një gruaje e cila ndoshta është në një lidhje abuzive, e cila ka fëmijë, dhe e ka humbur punën e saj, dhe nuk mund ta merr ndihmën që i duhet. Unë dua të nderoj faktin që kjo grua nuk është në të njëjtën luftë si unë, dhe dua ta ndihmojë atë të e luftojë luftën e saj.” tha ajo.
Gaga në një paraqitje për OBSH-në tha se ajo dëshironte të theksojë “mirënjohjen e thellë” që ajo dhe shumë të tjerë kanë ndaj komunitetit mjekësor për punën e tyre në luftimin e pandemisë së koronavirusit. Ajo vazhdoi: “Janë tre gjëra po ndodhin për të gjithë ne. Që ne po festojmë dhe theksojmë bashkësinë globale të mirësisë që po lind tani. Dy, ne duam të nxjerrim në pah peshën e kësaj lëvizje kulturore historike, të pashembullt. Dhe tre, ne duam të festojmë dhe inkurajojmë fuqinë e shpirtit njerëzor.”
Një botë: Së bashku në shtëpi, është koncerti live që u mbajt me 18 prill kanë përformuar yje si Paul McCartney, Stevie Wonder, Elton John, Alanis Morissette, Celine Dion etj. “Ky nuk është një event për mbledhjen e fondeve. Ju do ti lini anash kuletat tuaja, dhe do ta shijoni eventin ngase e keni merituar” tha ajo para fillimit të koncertit.