Tu e lexu qitash
8 sene që biseksualët jonë lodhë tu i ni

8 sene që biseksualët jonë lodhë tu i ni

“MU KON BI I BJEN MU KON GJYSË GEJ GJYSË STRAIGHT.”

Munesh mu kon gjysë shqiptar gjysë gjerman, munesh mu kon gjysë vlla ose motër, amo nuk munesh me pas gjysë ni orientimin seksual edhe gjysë ni orientim tjetër seksual. Nuk shkon qashtu.


Biseksualiteti nuk o kombinim i dy seksualiteteve; dikush që o bi osht komplet qashtu si identitet. Me ju thonë ndryshe e zhvlerësoni seksualitetin e tyne. Kur dikush o biseksual, osht 100 % biseksual.

“KUR BON SEKS ME DIKË TË GJINISË T’KUNDËRT OSHT HETERO SEKS, E KUR BON SEKS ME DIKË T’GJINISË T’NJEJTË OSHT GEJ SEKS.”

Uhm, jo. E pasaktë. Kjo o fjali ofenduse me t’cilën pretendohet që seksualiteti i personit biseksual ndryshon n’bazë të me kon bon seks! Jo, nuk ndryshon.

Përderisa seksualiteti osht fluid edhe mundet me u ndryshu me kohë, nuk ndërrohet qaty për qaty n’bazë të gjinisë t’personit që je tu bo seks.


Personi o biseksual edhe kur t’bon seks me ni qikë, me ni djalë, me ni
person që nuk identifikohet me asnjonën gjini etj.

“BISEKSUALITETI NUK O NJË IDENTITET SEKSUAL INKLUZIV”

Kur njerëzit e nijnë shkurtesën “bi” menjhëherë menojnë për dikë që tërhiqet prej burrave apo grave.


Përderisa kjo ka qenë definicioni origjinal i këtij orientimi seksual, kohët kanë ndryshu edhe sot e dijmë që ka ma shumë se dy gjini. Sot, plotë njerëz e definojnë biseksualitetin kur tërhiqesh nga personat me identitet gjinor të ngjajshëm si tyre, dhe me personat me identitet gjinor të ndryshëm prej tyre.

“ATA QË JONË BISEKSUAL VEQ IDENTIFIKOHEN QASHTU SE LYPIN 
MA SHUMË”

Po ka shumë biseksualë që jonë lakmitar e lypin shumë, qaq sa ka edhe njerëzit hetero që lypin ma shumë. Kjo lidhje ska me orientimin seksual.


Kur identifikohemi me një orientim seksual, ne kallxojmë vetëm ndaj cilave personave
tërhiqemi, e jo sa seks po dojmë!


Nëse biseksualët bojnë ma shumë seks, krejt n’rregull, ajo o zgjedhja e tyne.

“BISEKSUALËT TRADHËTOJNË MA SHUMË”

KREJT munden me i tradhëtu partnerët e tyne. Edhe strejterat, edhe gejat, edhe panseksualat, krejt. Tërheqja për gjini të ndryshme, nuk e bon personin me tradhëtu ma shumë.


Ky stereotip vjen prej të dy palëve. Lezbiket tuten që i tradhëton se t’mungojnë djemtë, e djemtë menojnë që duhen mu kon dyfish ma kontrollues e mbikqyrës se edhe qikat edhe djemtë “munden me t’marr”.


Dikush tadhëton se e merr vendimin me tradhëtu. Qaq.

“KREJT BISEKSUALËT JONË PËR TRESHE”

Jo bash krejt. Përderisa ka plotë njerëz biseksual që jonë n’lidhje poligamike ose nuk e kishin pas problem mu kon në një lidhje të tillë, ka plotë biseksualë që nuk dojnë hiç
me qenë në lidhje poligamike, ose që ju pëlqen me pas treshe.


Lloji i lidhjes/seksit që dikush o tu e lypë nuk diktohet prej kujt po tërhiqen ata.
Shumë thjeshtë.

“JE BISEKSUAL VEÇ NËSE JE KON N’LIDHJE ME KREJT GJINITË QË T’PËLQEJNË”

Jo…. jo…. jo. A o ni person ma pak gej nëse nuk ka qenë kurrë me
najkon t’gjinisë t’njejtë? A o dikush ma pak hetero nëse nuk u kon kurr me najkon? Jo.


Ni person e din se ndaj kujt tërhiqet, pa marr parasysh me kon mundet me kon n’lidhje.

“BISEKSUALITETI O VEÇ FAZË”

Kjo ide e gabume osht ma e ronë n’qit listë. Me i thonë dikujt që orientimi i tyne seksual osht veç fazë o zhvlerësim.


Ka njerëz që n’fillim jonë identifiku si “biseksual” e masanej jonë identifiku ndryshe. Kjo prapë nuk e legjitimon këtë shprehje. Shumica prej nesh në fillim kemi mendu që jemi hetero. Ashtu jemi identifiku derisa kemi kuptu që ka orientime tjera seksuale
që na përshtaten.


Përderisa rritemi dhe mësojmë ma shumë për gjini dhe seksualitet, ne përmisohemi edhe në mënyrën qysh e identifikojmë veten, edhe kjo o krejt n’rregull.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top