Çka është homofobia, bifobia, transfobia e brendësuar?
Ndërsa rritemi mësojmë vlerat e shoqërisë sonë. Në kulturën tonë homofobike, heteroseksiste dhe diskriminuese, mund të mësojmë idetë negative rreth homoseksualitetit dhe tërheqjes së të njëjtit seks.
Ashtu si të gjithë të tjerët, njerëzit LGBT mund të shoqërohen me mendimin se të qenit jo heteroseksual është “sëmundje”, “keq”, “gabim” ose “imoralitet”. Kjo mund të çojë në ndjenja të vetë-neverisë dhe të vetë-urrejtjes. Këto ndjenja mund të çojnë në “homofobinë e brendësuar” të njohur edhe si “shtypje e brendësuar”.
Homofobia e brendësuar është definuar si besimi i pavullnetshëm nga personat gej, biseksual e transgjinor, që gënjeshtrat homofobike, stereotipet dhe mitet rreth tyre (që u janë dhënë të gjithëve në një shoqëri heteroseksiste/homofobike) janë të vërteta.
Ka dy pasoja logjike dhe të parashikueshme të jetës së këtyre mesazheve. Së pari, heteroseksualët do të rriten për të besuar shumë nga mesazhet, dhe për të trajtuar njerëzit LGBT në përputhje me rrethanat. Ata do të indoktrinohen tërësisht në rolin e tyre në heteroseksizëm, duke mbrojtur privilegjin e tyre heteroseksual duke u bashkuar me vazhdimin e heteroseksizmit/homofobisë.
Por ekziston një pasojë e dytë logjike – këto mesazhe të njëjta gjithashtu iu ngjiten personave gej, biseksual dhe trans, duke rezultuar në homofobinë e brendësuar.
Personat gej,biseksual dhe trans mësohen t’i veprojnë këto gënjeshtra dhe stereotipe, duke dyshuar veten e tyre dhe njerëzit e tjerë homoseksualë (ndonjëherë quhet edhe “armiqësi horizontale”). Kjo është mënyra se si personat queer bashkohen me vazhdimin e heteroseksizmit.
Homofobia e brendësuar mund të jetë e hapur, si personi që martohet me dike të seksit të kundërt për t’u fshehur, ose personi që tenton të bëj vetëvrasje, sepse më parë do vdiste se sa të jetë gej.
Homofobia e brendësuar mund të jetë më delikate. Për shembull, disa lezbike mund të jenë të parehatshme ose të sikletuara nga lezbiket me pamje më stereotipike mashkullore. Burrat gej mund të veprojnë ultra macho për të fshehur faktin se ata janë gej. Ata nuk mund të jenë as të vetëdijshëm se i kanë këto ndjenja, ose nuk i njohin si homofobi e brendësuar.
Homofobia e brendshme manifestohet në mënyra të ndryshme që mund të lidhen me shëndetin mendor. Shembujt përfshijnë:
01. Mohimi i orientimit seksual ndaj vetes dhe të tjerëve.
02. Përpjekjet për të ndryshuar orientimin tuaj seksual.
03. Ndjenja që nuk jeni kurrë mjaft të mirë.
04. Angazhimi në sjellje të mendimit obsesiv dhe / ose sjellje të detyrueshme.
05. Mos-suksesi ose edhe mbi-suksesi si ofertë për pranim.
06. Vetëbesimi i ulët, imazh negativ për trupin.
07. Përbuzje për anëtarët më të hapur e më të dukshëm të komunitetit LGBT.
08. Përbuzje për ata në fazat e hershme të procesit të daljes.
09. Mohimi se homofobia, heteroseksizmi, bifobia ose seksizmi janë probleme serioze sociale.
10. Përçmim për ata që nuk janë si ne ose përçmim për ata që duken si vetja jonë. Ndonjëherë distancimi duke u angazhuar në sjelljet homofobike – tallje, ngacmim, sulme verbale ose fizike ndaj njerëzve të tjerë LGBT.
11. Projektimi i paragjykimit në një grup tjetër të synuar.
12. Të jesh i abuzuar psikologjikisht, ose abuziv, ose të mbetesh në një marrëdhënie abuzive.
13. Përpjekjet të shihesh si heteroseksual, ndonjëherë duke u martuar me dikë nga seksi tjetër për të fituar miratimin shoqëror ose shpreson për ‘shërim’.
14. Rritja e frikës dhe tërheqja nga miqt dhe të afërmit.
15. Turpi ose depresioni; mbrojte ; zemërimi ose hidhërimi.
16. Mungesa në shkollë ose braktisja e shkollës. Gjithashtu, mungesa në punë ose zvogëlimi i produktivitetit.
17. Vetë-mbikqyrje e vazhdueshme e sjelljeve, manerizmave, besimeve dhe ideve.
18. Mendimi për vetëvrasje, tentim vetëvrasje, vetëvrasja.
19. Praktikat seksuale të pasigurta dhe sjelljet e tjera të rrezikshme, duke përfshirë rrezikun për HIV dhe SST të tjera.
20. Abuzimi i substancave, duke përfshirë alkoolin dhe drogat.