26 tetori – Dita e Ndërgjegjësimit Interseks
Dita e Ndërgjegjësimit Interseks është një ditë për të nxjerrë në pah çështjet e të drejtave të njeriut me të cilat përballen njerëzit interseks.
Një person interseks është dikush që nuk i përshtatet përkufizimit tipik të mashkullit apo femrës, pasi ato mund të kenë ndryshime në kromozomet, herdhe, hormonet e seksit ose organet gjenitale. Intersex është një term ombrellë që përdoret për të përshkruar një gamë të gjerë të variacioneve natyrore trupore.
Ndonjëherë, tiparet e një personi interseksual janë të dukshme në lindje, ndërsa në të tjerat raste ato nuk shfaqen deri në moshën e pubertetit, disa njerëz interseksual mund të kenë ndryshime në kromozomet e tyre, të cilat nuk janë aspak fizikisht të dukshme.
Si fëmijë, njerëzit interseks shpesh i nënshtrohen një operacioni “normalizues”, i cili do të i heqë disa nga organet e tyre gjenitale dhe do të përpiqet t’i përshtat ato në një përkufizim të mashkullit apo femrës, dhe kjo shpesh bëhet për asnjë arsye mjekësore.
Në shumë vende, duke përfshirë edhe Kosovën, fëmijët interseks i nënshtrohen këtyre operacioneve disa herë që t’i bëjnë ato në përputhje me një gjini që shkel të drejtat e tyre dhe i përjashton ata nga vendimi. Operacionet mund të shkaktojnë infertilitet të përhershëm, dhimbje, humbje të ndjenjave seksuale, mosmbajtjeje dhe vuajtje mentale. Deri në 1.7% e foshnjave të lindura janë interseks, që do të thotë të jesh interseks është pothuajse aq e zakonshëm sa të jesh një leshkuq.
Dita e Ndërgjegjësimit Intersex shënohet më 26 tetor çdo vit pasi kjo datë shënon demonstratën e parë publike nga njerëzit interseks në Amerikën e Veriut më 1996.