Tu e lexu qitash
“Virgjëreshat e përbetuara” apo burrneshat shqiptare nga Jill Peters

“Virgjëreshat e përbetuara” apo burrneshat shqiptare nga Jill Peters

+17
Shih Galerinë

Fotografja Jill Peters në vitin 2012 ka vizituar fshatrat në pjesën kodrinore të Shqipërisë Veriore, duke përshkruar traditën që zgjatë me qindra vite.

Kjo traditë ka lindur në mënyrë që familjet pa trashëgimtar mashkull të ruajnë pasurinë familjare, kështu që vajza rritet si djalë. Por, femrat mund të bëhen “virgjëresha” edhe pas prishjes së ndonjë lidhjeje, por duke hequr dorë përjetësisht nga e drejta për t’u martuar.

“’Virgjëreshë e përbetuar’ është termi që i jepet femrës biologjike në Ballkan që zgjidhet, zakonisht në moshë të re, të marrë përjetësisht identitetin social të mashkullit. Tradita daton me qindra vite, dhe kjo ishte e domosdoshme në shoqëritë që kanë jetuar brenda klaneve fisnore, të ndjekur nga Kanuni, kodi arkaik i drejtësisë, dhe që mbahet si një rregull shtypës i gjinisë femërore. Kanuni thotë se të gjitha gratë janë pronë e burrave”, thotë Jill Petters.

E drejta për të votuar, e drejta për të ngarë makinën, të marrë punë ose fitojë të holla, të pi duhan, të mbajë revole ose pantallona, u takon tradicionalisht meshkujve. Vajzat e reja janë të detyruara shpesh në martesat me mësit, sidomos për meshkujt në fshatra të largëta.

“Alternativa është që të bëhet ‘virgjëresha’ apo burrnesha, status që ia mundëson femrës të gjitha të drejtat dhe privilegjet e popullsisë mashkullore. Për ta mbajtur traditë, këto gra shkurtojnë flokët, veshin rroba mashkullore dhe shpesh i ndërrojnë emrat”, thotë fotografja.

Ato ushtrojnë gjestet dhe të ecurit e burrave derisa të bëhen “natyrë tjetër”. Kryesorja, këto femra betohen për beqari, në mënyrë që të mbetet e pastër. Ajo bëhet ai. Kjo praktikë ndodhë edhe sot, por modernizimi po vjen edhe te fshatrat e vegjël, kështu që kjo traditë arkaike duket e tepërt. Sot janë vetëm disa burrnesha. Në komunikim me vendasit ajo zbuloi se “burrneshat janë shumë të respektuara në komunitetin e tyre”, dhe se “tranzicioni i tyre është pranuar plotësisht, pa asnjë dilemë në komunitet”. “Por, më e habitshme është se këto gra nuk ankohen për atë që janë sakrifikuan”, thotë Peters.

Rekomandim: Filmi “Sworn Virgin”(2015) nga regjisorja Laura Bispuri.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top