Tu e lexu qitash
Sihana Shalaj
Nale Dheze

Sihana Shalaj

Miuccia Prada dizanjatorja e famshme italiane ka një aftësi për të zbuluar supermodelet e së ardhmes, e tani është radha për kosovaren Sihana Shalaj, shkruan gazeta prestigjioze britanike The Telegraph.

22 vjeçarja nga Kosova, Sihana Shalaj i befasoj të gjithë kur u parqit në  sfilatën e Javës së Modës në Milano, ku u prezantuan mjaft veshje të markave prestigjioze, ndërsa Sihana  po reklamonte brendin e famshëm botëror PRADA.

Stilistja e famshme zakonisht shfaqë një ‘yll’ që është fytyrë e panjohur, e rezervuar si një ekskluzivitet. Kjo është skena dhe vendi për fytyrat e reja të cilat marrin mbeshtetje për tu bërë yje, e shembujt me të mirë që e kanë bërë këtë janë supermodelet si Arizona Muse , Lindsey Wixson dhe Karolina Kurkova.

Ëndrrën e shumë modeleve për të sfiluar për një nga markat më të mëdha botërore e ka bërë realitet modelja nga Prishtina, Sihana Shalaj e cila ndau skenën me modelet më të njohura në botë. Përkrah modeleve si Bella Hadid, Kendall Jenner, edhe prishtinasja Sihana doli të sfiloj koleksionin e ‘Prada’ pranverë/verë 2020.

“Kësaj radhe për shfaqjen e pranverë-verë 2020 në Javën e Modës në Milano, ishte radha e Sihana Shalaj, një 22-vjeçare queer me origjinë nga Kosova që kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj të hershme në një kamp refugjatësh në Shqipëri pas shpërthimit të luftës në 1998.” shkruan ‘The Telegraph’.

“Sihana eci në shfaqjen Prada së bashku me Gigi Hadid dhe Kaia Gerber, por tani ajo është emri në buzët e të gjithëve. Është e lehtë të shihet pse: ajo është një fytyrë – dhe zë – për kohërat tona. Pamja e saj androgjene pasqyron rrjedhshmërinë gjinore që jo vetëm që pranohet por edhe festohet në industrinë e modës sot. Ajo identifikohet si queer, dhe ajo tashmë po përdor njohjen e saj të re për të promovuar pranimin LGBTQ+, veçanërisht në Kosovën e saj të lindjes – megjithëse është modeste për përpjekjet e saj ” shkruan ndër të tjera The Telegraph.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top