Njihuni me Josephine Baker, një ndër gratë më magjepsëse në histori.
Josephine Baker ishte valltarja, këngëtarja, aktorja me origjinë amerikane dhe dollia e Francës, e cila u bë superylli i parë zezak ndërkombëtar, një aktiviste dhe një spiune. Prindërit e saj ishin të dy performues të vaudeville, dhe Baker u rrit në skenë, por kishte pak nga ushqimi apo paraja.
Ajo mbijetoi duke vallëzuar në cepat e rrugës, gjë që çoi në punën e saj të parë vaudeville kur ishte 15 vjeç. Ajo nuk pa shumë sukses në New York City, por karriera e saj morri hov, kur udhëtoi për në Paris në moshën 19 vjeç.
Atje, ajo u bë një hit i menjëhershëm, falë vallëzimit të saj unik “Danse sauvage” të interpretuar me banane dhe gjëra tjera. Ndonjëherë, leopardi i saj i bashkohej në skenë. Ky numër erotik dhe “ekzotik” u përshtat në mënyrë të përsosur me kulturën pariziane të kohës, dhe ajo së shpejti ishte një nga argëtuesit më të njohura në qytet.
Ajo kishte një këngë hit të titulluar “J’ai deux amours” dhe u shfaq në një numër filmash, veçanërisht Zouzou, filmi i parë me një grua zezake në aktrim. Megjithëse ajo u përpoq me raste të kthehej në shtëpi, Shtetet e Bashkuara kurrë nuk e adhuruan atë ashtu siç bëri Franca.
Më 1937, Baker u bë një qytetare franceze dhe kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore menjëherë pas kësaj, ajo vërtetoi besnikërinë e saj. Baker u bë spiun për qeverinë franceze, duke mbledhur informacione nga zyrtarë gjermanë që nuk dyshonin për të në ahengje.
Dhe kur Gjermania pushtoi Francën, ajo e përdori famën e saj për të dërguar mesazhe përtej kufirit, të shkruara me bojë të padukshme në fletat e saj muzikore, ose të lidhura në të brendshmet e saj. Pas luftës, asaj iu dha çmimi Criox de guerre dhe tërhoqi vëmendjen e saj te lëvizja e të Drejtave Civile në Amerikë.
Ajo vizitoi Shtetet e Bashkuara në vitet 1950, duke refuzuar të performonte për audiencë të veçuar, ndërsa shkruante artikuj dhe jepte leksione për racizmin që përjetoj. Ajo foli në Marshin e Uashingtonit, dhe iu ofrua udhëheqje jozyrtare të lëvizjes civile pas vrasjes së Dr. Martin Luther King Jr.
Ajo e hodhi poshtë ofertën për shkak të fëmijëve të saj, gjithsej 12, të adoptuar nga e gjithë bota, të referuar si “Fisi Ylberi”.
Ajo gjithashtu kishte katër burra gjatë jetës së saj (i pari kur ishte vetëm 13 vjeçe), dhe ka pasur një numër lidhjesh me gratë, përfshirë Frida Kahlo dhe Colette – megjithëse ajo i mbajti sekret këto marrëdhënie.
Baker mbeti një performuese e famshme dhe me ndikim dhe luajti në një shfaqje në Paris për të festuar 50 vitet e saj në biznesin e shfaqjeve, vetëm disa ditë para vdekjes së saj.