Tu e lexu qitash
Bahtalo! Gëzuar ekzistencën e romëve!

Bahtalo! Gëzuar ekzistencën e romëve!

Sot n’Ditën Ndërkombëtare të Romëve po e kujtojmë e nderojmë rezistencën edhe historinë e popullit rom – t’cilët me shekuj me radhë janë përballë e vazhdojnë me u përballë me diskriminim e dhunë, por që ekzistenca e tyne vazhdon me shkëlqy përmes solidaritetit, artit e kulturës. Po e nderojmë mbretëreshën e kangës rome – Esma Rexhepovën.

Zani i saj, që i ka prekë thellë zemrat n’krejt botën, njëkohësisht u kon’ edhe jehonë për drejtësi. Këngëtarja, e lindun në Shkup, ka jetu përmes kangës. Ylli i kangës “Çaje Shukarije” ka lanë trashëgimi shpirtnore t’hatashme, që e ka njoftë edhe agjencia e Organizatës t’Kombeve t’Bashkume për paqe e kulturë – tu ja dhanë titullin ambasadore e UNESCO-s për kulturë. Ajo u kon’ përfaqësuese e popullit rom n’krejt botën edhe ka kriju solidaritet mes njerëzve. Përveç muzikës, Rexhepova u kon’ edhe bamirëse, ku gjatë jetës së saj, i ka strehu e rritë mbi 40 fëmijë edhe ka avoku për arsimimin e popullit rom.

Në nji intervistë, ajo e shprehi hapun edhe mbështetjen e saj për dylberat. Madje, Rexhepova ka tregu se ka knu me ni dasëm ku jon martu çiftet queer.

“E maj n’men kur kom knu n’Pallatin Mbretëror në Amsterdam, aty ku kryetari i Amsterdamit ka organizu dasma. Ai i kurorëzoj disa çifte, burrë me burrë, gru me gru dhe burrë me grua. Në praninë teme u martun tri çifte, teksa knojsha une”, tha ajo n’intervistën që e dha në maj të 2013-ës.

Esma dhe veprimtaria e saj janë rikujtimi ma i mirë se lufta për drejtësi e barazi sociale nuk janë asnjëherë t’ndame, as për shkak etnisë, gjinisë, orientimit seksual. Angazhimi jonë për nji shoqni pa racizëm, homo-transfobi, mizogjini e seksizëm, osht’ i përditshëm dhe nuk ka me u nalë kurrë!

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve!

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top