Tu e lexu qitash
N’solidaritet me dylberat n’Turqi e kudo ku po shkelet e drejta për protestë

N’solidaritet me dylberat n’Turqi e kudo ku po shkelet e drejta për protestë

Aktivistat dylbera kanë ngritë alarm mbi kërcënimet n’rritje ndaj të drejtave themelore globalisht, n’Turqi edhe n’shumë tjera. N’shumë shtete, të drejtat LGBTIQ+ edhe të drejtat si ajo për me majtë tubim paqësor, janë tu u rreziku.

Organizatat LGBTIQ+ n’Turqi janë shprehë kundër projektligjit që po synon me ndryshu Kodin Penal për me kriminalizu dukshmërinë e dylberave në publik. N’deklaratën e përbashkët, 15 organizata e dënojnë projektligjin që synon me e kriminalizu ata që qeveria i referohet si “propagandë LGBT”. Njëkohësisht, edhe rrjeti më i madh botëror i organizatave për çështjet e dylberave, ILGA, ka paralajmëru përshkallëzimin e sulmeve ndaj të drejtës për protestë, t’cilat n’mënyrë joproporcionale i prekin aktivistat e komuniteteve t’margjinalizume, tu i përfshi edhe aktivistat dylbera.

Projektligji që u bo publik n’Turqi ka dispozita për t’cilat aktivistat kanë paralajmëru se kanë me rrënjosë diskriminimin dhe kanë me i kufizu edhe ma shumë të drejtat e dylberave – e që osht’ në kundërshtim me Kushtetutën e Turqisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ky shtet i ka nënshkru.

N’deklaratën e tyne, organizatat i bojnë thirrje udhëheqësve politikë dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut që me e kundërshtu projektligjin, tu theksu se ai jo veç që i rrezikon dylberat, por edhe demokracinë. Nënshkruesit e saj janë zotu se kanë me bo rezistencë ndaj kësaj politike t’propozume, tu i kërku shoqnisë civile me u bashku n’luftën kundër shtypjes n’rritje ndaj ekzistencës së dylberave – shtypje kjo që po e udhëheq shteti.

Organizatat kanë bo thirrje për solidaritet, tu i kërku edhe aleatëve t’dylberave me u bashku kundër politikës kriminalizuse.

“Ky ligj e kërcënon ajrin që e thithim, shkollat ku na shkojmë edhe e sulmon bukën e sofrës tonë. Osht’ i ndërtum mbi justifikime t’sajume e në frikë t’pabazë, veç për me prishë paqen tonë”, thuhet në deklaratë.

Midis nënshkruesve janë organizata t’njoftuna LGBTIQ+ si Kaos GL, Pink Life, Lambdaistanbul dhe SPoD, t’cilat po e dëshmojnë që janë front i bashkum kundër përpjekjeve t’Qeverisë për me shtypë ekzistencën e dylberave.

N’nivel ndërkombtar, protestat janë tu u përballë me shtypje alarmante. Autoritetet në Turqi, Kazakistan, Azerbajxhan dhe Hungari janë tu e përdorë forcën dhe kërcënimet ligjore për me i parandalu tubimet dhe marshet e aktivistëve feministë dhe LGBTIQ+.

N’Stamboll më 8 mars, n’Ditën Ndërkombëtare të Gruas, policia i ka arrestu mbi 200 persona për pjesëmarrje n’protestë publike. N’Kazakistan, Azerbajxhan dhe n’Hungari, kanë ndodhë arrestime t’ngjashme që e ilustrojnë nji prirje ma t’gjanë të qeverive për me e cungu të drejtën për me shprehë pakënaqsi n’rrugë – të drejtën për tubim publik. E n’Serbi, mijëra protestus më 15 mars kanë ndi nji zhurmë që i ka shqetësu e frikësu edhe i ka detyru me ikë. Masi n’fillim e ka mohu, së fundmi Ministria e Brendshme e Serbisë e ka pranu se n’protestë ka pasë armë zanore.

ILGA-Europe paralajmëron se goditje t’tilla e kanë për qëllim me e heshtë zanin opozitar edhe me e minu lirinë demokratike. E drejta për me protestu është ndër shtyllat kryesore t’demokracisë. E kur ajo kërcënohet, atëherë krejtve na kërcënohen liritë qytetare.

Grupet për të drejtat e njeriut janë tu bo thirrje për mobilizim ndërkombëtar për me mbrojtë t’drejtën në protestë, tu e theksu se kjo osht’ çashtje thelbësore edhe për dylberat edhe për lëvizjen feministe e edhe për krejt demokracinë.

“E drejta e njeriut për tubim edhe protestë duhet me u rujtë, me u mbrojtë edhe me u mbajtë”, thuhet ndër tjera n’reagimin e ILGA-s.

Kërcënimi i të drejtës për tubim ka dimensione t’shumta edhe osht’ goditje n’zemër t’demokracisë. Tu mos i leju dylberat edhe feminstat me mbajtë tubime, rrezikohen edhe krejt tjerët. Kërcënohen edhe liria e shprehjes, liria e informimit e edhe liria e krejt tjerëve për me dalë n’rrugë për me shprehë pakënaqësitë e tyne.

Turqia po i shtyp dhunshëm edhe demonstratat kundër burgosjes së kryetarit të Stambollit, Ekrem İmamoğlu. Organizatat ndërkombëtare si Amnesty International ka bo thirrje autoriteteve të Turqisë që mos me i prishë me dhunë policore tubimet paqësore që e kundërshtojnë burgosjen e İmamoğlu.

“Përdorimi pa dallim i sprejit lotsjellës, gazit lotsjellës e topave të ujit osht’ po aq i randë sa përdorimi i plumbave të gomës”, tha Agnès Callamard, sekretare e përgjithshme e Amnesty.

Për pesë ditë (9 deri 24 mars 2025), simas kësaj organizate, policia i ka ndalu 1.133 protestus. Liria e shprehjes po ashtu osht’ cenu rand – me arrestimin e t’paktën tetë gazetarëve mrena nji dite edhe me shkëputje t’internetit edhe restriksione në t’paktën 700 llogari n’rrjete sociale si formë e cenzurimit t’gazetarëve, t’mediave, t’aktivistave për të drejtat e njeriut edhe t’zanave opozitarë.

Na i bashkohemi organizatave t’dylberave n’Turqi e solidarizohemi edhe me organizatat tjera që bojnë thirrje për me u garantu liria e tubimit.

Burimet: Kaos GL, ILGA-Europe, CRTA, Amnesty International

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top