Tu e lexu qitash
Lady Gaga: Guximi juaj e ushqen botën time çdo ditë

Lady Gaga: Guximi juaj e ushqen botën time çdo ditë

Superylli i muzikës pop, Lady Gaga, falënderoi dylberat për guximin e tyre dhe foli për moshimin në industrinë e muzikës teksa u nderua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore të iHeartRadio Music Awards. Fillmisht, ajo iu drejtua me falënderim fansave që e quajnë divën “Mother Monster”.

“Faleminderit little monsters. Faleminderit që më shihni gjithmonë kaq qartë, nga [albumi i parë] The Fame deri te [albumi i fundit] Mayhem. Ngaqë ju më keni parë edhe unë mësova ta shoh veten”, u shpreh artistja amerikane.

Ajo po ashtu u shpreh falënderuese për komunitetin LGBTIQ+, prej të cilit tha se merr frymëzim.

“Dhe komunitetit të dylberave, ju ma mësuat guximin, përpara se bota të ishte gati për të dëgjuar. Ju e keni ndryshuar botën për më mirë dhe guximi juaj e ushqen botën time çdo ditë”, tha Gaga.

Lady Gaga vazhdoi duke shprehur falënderim edhe për disa nga ikonat më të mëdha të muzikës që ajo i ka ndjekur qysh prej rinisë, duke përfshirë David Bowie, Grace Jones, Madonna, Elton John dhe Cher, përpara se të ndante një mesazh për fansat LGBTIQ+.

Ylli i repit queer dhe krijuesja e hitit “Anxiety”, Doechii mirëpriti superyllin në skenë për t’i dhënë asaj çmimin “Innovator”. Për ca çaste ajo reflektoi duke treguar se si këngëtarja e “Disease” kishte ndikuar në rritjen e saj.

“Gaga na e mësoi se është OK të jesh vetja, të provosh gjëra të reja, të provosh çfarëdo dhe të krijosh. Gaga ka qenë gjithmonë e re, e freskët dhe ndryshe…Si një fëmijë që u identifikua si artiste, si queer, si përbindësh i vogël – Lady Gaga nuk ishte thjesht një yll pop: ajo ishte litar i shpëtimit”, tha Doechii.

Burimi: Pinknews 

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top