Dylberizm mbush 7 vjet

Po e festojmë ditëlindjen e shtatë të Dylberizm – me edhe nji vit tjetër t’mbushun me rezistencë, me dashni e edhe me risi. Ai që nisi si profil n’Instagram shkaku i nevojës për dukshmëri, për afirmim t’ekzistencës t’dylberave e si refuzim për fshimjen e historisë tonë, osht’ rritë tu u shëndrru në nji platformë t’plotë edhe në nji lëvizje të palëkundun.
Sot, si dhuratë për shpinë edhe krejt familjen tonë t’madhe, po e rikthejmë Dylberhanen – dyqanin online t’dylberave, që mas kërkesave t’shumta prej jush osht i qasshëm n’uebfaqen tonë. Po, shpija e Dylberizm po rritet hala ma shumë!
Deri n’këtë ditë jena rritë bashkë me juve e tu ju falënderu juve, me krejt përvojat tona t’përbashkëta, me çdo bisedë që e keni bo me neve e me çdo moment dukshmërie. Ju që na keni përcjellë, që na keni lexu e na keni kqyrë, ju që i keni nda storiet e juja me neve e ju që jeni kon’ pjesë e Festivalit Queer t’Prishtinës jeni burimi i fuqisë tonë. E na shpresojmë që kena me vazhdu me kon’ frymëzim për guximin, krenarinë edhe dylberizmin e juj!
Faleminderit krejt juve që na keni mbështetë e ndihmu në çfarëdo forme! Dylberizm mbetet platforma e juj e ma besushme për mi nda hallet e gëzimet edhe burim kredibil për mi msu ma t’rejat. Faleminderit që ekzistoni!
T’i gëzojmë këto shtatë vjet për me i pritë bashkë edhe shumë tjera!
Shumë dashni,
Ekipi i Dylberizm









A po sheh diçka që po t’pëlqen? Na shkruj n’mesazh direkt ose n’emailin info@dylberizm.com për porosi!
Transporti brenda Kosovës osht’ 2€ e për Maqedoni t’Veriut edhe Shqipni osht’ 6.50€