Mbështetje mashkullore

Kemi shku te nji klub t’striptizit me nji shok temin edhe ka pasë sigurim n’hymje. Kur kena hi mu kontrollu, unë, që jom burrë trans, kom hi ka meshkujt. Krejt n’rregull, na kontrollun, pa koment edhe po – hinëm edhe kalum do kohë mrena.
Tu dalë, sigurimi m’tërheki anash edhe po m’pyt: “M’fal a je çikë a djalë? – Se kur t’ka kontrollu ai tjetri anej poshtë s’ka prekë send…”. Edhe tash, diqysh… Unë nuk osht’ që e menova fort, po veç e kqyra n’sy edhe kshtu fort seriozisht ja bona: “E kom shumë t’vogël”.
Me bisht t’synit e pash shokun që veç ju kish kuqë komplet ftyra e knej u munojsha me u fokusu te sigurimi që m’kqyrke dhimbshëm e me siklet. Nuk e di qysh e kena majtë veten që mos me keshë, po veç e di që ma ka qitë dorën n’krah sigurimi edhe ma ka bo: “Mos ta nin, ki me gjetë naj çikë najhere!”.
Tani veç kena dalë edhe kena keshë me lot n’parking me shokun.