Elton John dhe Brandi Carlile lansojnë këngën rock që i dedikohet të rinjve dylbera

Në një kohë kur bota duket shumë më e frikshme për dylberat, Elton John dhe Brandi Carlile po sjellin shpresë. Më 5 mars, dyshja publikoi “Swing for the Fences”, kënga më e fundit nga albumi i tyre i ardhshëm i përbashkët, “Who Believes in Angels?”. Sipas Carlile, kënga argëtuese ka për qëllim të frymëzojë rininë queer për të ëndërruar dhe për të arritur larg.
“Swing For The Fences” ishte perlë e vogël që e mora në studio me vete: Unë jam grua lezbike, Eltoni është burrë gej dhe ne të dy kemi familje dhe ëndrrat tona janë realizuar”, thotë Carlile.
“Po mendoja, a nuk do të ishte mirë ta shkruaja një himn të rinjtë dylbera, që i thërret ata për një jetë më të madhe, më elegante, më përrallore. Sikur t’i thuash ‘përpara, përpara!’. Mos lejoni asgjë që t’iu pengojë!’”
Carlile tha për Them se mesazhi i këngës për të rinjtë dylbera është: “Ju mund të shkoni deri në fund sepse e keni mbështetjen tonë dhe ka breza njerëzish queer pas jush”.
“Gjëja më e mirë për të rinjtë është vullneti dhe dëshira e tyre për t’u dëgjuar dhe se nuk e pranojnë jo-në si përgjigje,” shtoi John.
Burimi: LBGT Nation