Tu e lexu qitash
Punk dhe grunge: Subkulturat që i kanë trazu normat gjinore

Punk dhe grunge: Subkulturat që i kanë trazu normat gjinore

Punk edhe grunge janë dy subkultura që e kanë revolucionarizu mënyrën tonë t’mendumit mbi gjininë, modën dhe identitetin. T’linduna n’periudha t’ndryshme kohore, të dyja e kanë ripërcaktu se çka i bjen me kon’ e me u ndi i/e huj me nji botë t’policon ton kohën për mu ju nënshtru normave tradicionale gjinore.

Punk, që lindi n’fund t’viteve ‘70-a n’Shtetet e Bashkume, u kon’ nji rebelim i gjithanshëm kundër shoqnisë tradicionale, me nji praktikë të asaj që njihet si Do-It-Yourself (Bone Vetë). Kjo subkulturë e ka kombinu muzikën e papërpunume me ritme t’shpejta me idenë që muzikën me kriju vetë, pa produksione t’mdhaja, pa u mbështetë te mediat konvencionale për me promovu edhe tu i përdorë veshjet që i kanë kriju vetë. Stili që e ka pru lëvizja punk, me premje t’ndryshme t’flokve, tesha t’shkyme edhe me setra t‘lëkurës, u bo simbolikë e refuzimit t’standardeve konvencionale t’bukurisë. Muzika ka shprehë konfrontim, u kon’ e pakompromis dhe i ka dhanë za njerëzve që jon ni t’përjashtum.

Kurse grunge, që lindi ne fund të ’80-ave dhe n’fillim ’90-ave, po ashtu n’Amerikë, e çoi rebelimin n’nji drejtim tjetër. Muzikalisht, grunge i ndërthur tingujt agresiv t’gitarave me tekste introspektive (të vetëreflektimit). Edhe grunge e ka lypë mos-përshtatjen me normat kulturore t’dukjes, me nji stil që i ka favorizu teshat e përdoruna dhe estetikën anti-ektravagante. Artistat edhe fansat e muzikës grunge, e kanë rezistu maskulinitetin që e ka përçu muzika rock tradicionale, tu i dhanë shtysë nji qasje ma emocionale dhe t’nuancume t’gjinisë.

Jayne County, u kon’ nji prej artisteve t’para punk edhe ka dalë haptas trans. Conty u kon’ pionere edhe n’muzikë edhe n’sfidimin e nocioneve gjinore. Si drejtuese e Wayne County & The Electric Chairs, ajo ka performu drag me veshje t’hatashme edhe i ka knu dylberave shumë kohë para se muzika e zakonshme rock me e pranu zanin e personave LGBTIQ+.

Poly Styrene, gruja që e ka udhëheqë grupin X-Ray Spex, osht’ ikonë e muzikës punk, e cila e ka radikalizu lëvizjen përmes kundërshtimit të shtypjes gjinore brenda teksteve t’saj. Styrene ka refuzu me ju përshtatë estetikës punk t’dominume prej burrave. Ajo ka pasë paraqitje anti-glamuroze edhe me veshje shumëngjyrëshe.

Siouxsie Sioux u dukë si me ardhë prej ni bote tjetër. Prezenca e saj dramatike me stil androgjen (me karakteristika mashkullore dhe femrore n’t’njejtën kohë) e shndërroi në nji prej figurave kryesore të lëvizjes punk dhe post-punk. Ajo e sfidoi idenë e asaj se çka domethonë me kon’ femnore tu e prezantu nji imazh t’mrekullushëm rebel që ndikoi n’estetikën goth e punk për dekada.

Kurt Cobain për atë kohë ka pasë pikëpamje radikale mbi gjininë e seksualitetin. Ai ka folë hapun për dyshimet e tij mbi identitetin gjinor. Ai shpesh ka veshë fustana n’skenë, derisa e ka përqeshë maskulinitetin toksik. Cobain shprehimisht i ka mbrojtë dylberat dhe e ka refuzu hiper-maskulinitetin – tu e bo njo prej figurave ma subversive gjinore n’industrinë amerikane t’muzikës.

Grupi L7 i ka turbullu vijat ndamse mes grunge dhe punk tu i kombinu të dyja stilet. Përpos ktyne stileve muzikore, ato kanë përfshi edhe tematika feministe e queer n’muzikën e tyne, tu e sfidu edhe industrinë muzikore edhe pritshmëritë shoqnore për gratë. Energjia e tyne agresive e ka hedhë poshtë idenë e seksualizimit t’grave dhe t’nënshtrimit t’grave n’rock.

Punk edhe grunge kanë dëshmu ndikim t’qëndrushëm në mënyrën se qysh shprehet gjinia n’muzikë. Edhe pse këto dy subkultura nuk jon ashiqare veç për dylberat, ato kanë kriju nji hapsinë ku jo-konfirmiteti gjinor ka mujtë me u zhvillu – tu e ça rrugën përpara për artistat dylbera t’sotit që me e shpehë veten ma lirshëm. Qoftë përmes feminitetit agresiv, stilit androgjen ose çmontimit t’maskulinitetit toksik, trashëgimia e ktyne lëvizjeve vazhdon me formsu muzikën, kulturën edhe shprehjen gjinore n’ditët e sotme.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top