Tu e lexu qitash
“Keni fituar një dhuratë”, kurthi i ri i policisë kundër dylberave në Azerbajxhan

“Keni fituar një dhuratë”, kurthi i ri i policisë kundër dylberave në Azerbajxhan

Policia e Azerbajxhanit po përdor taktika të reja mashtruese për të gjetur adresat e sakta të dylberave. Anëtarët e komunitetit ia kanë raportuar te mediumi Minority Azerbaijan se këtë po e bëjnë me thirrje mashtruese që i premtojnë dhurata apo dërgesa. Sipas raportimeve, oficerët e policisë i telefojnë dylberat, duke u paraqitur si përfaqësues të kompanive si “Umico” apo firma të tjera dhe pretendojnë në mënyrë të rreme: “Ka ardhur një paketë për ju”, ose “Ke fituar një dhuratë ose një produkt falas”.

Ata më pas ua kërkojnë adresën me pretekstin se do t’ua dorëzojnë dërgesën. Pasi marrin adresën, policia arrin në vend, i çon individët në stacion policie dhe u kërkon ryshfete të majme. Për më tepër, policia vazhdon të përdorë telefonatat për të thirrur njerëzit në komisariat, si dhe cakton takime përmes Instagramit për t’i futur në grackë dylberat të cilëve u premton takim romantik. Këto taktika që kanë për synim mashtrimin e dylberave përbëjnë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Individët që folën me Minority Azerbaijan deklaruan se të paktën 15 persona janë prekur nga këto thirrje mashtruese, duke përfshirë disa persona që nuk janë queer. Disa viktima, pasi kuptuan këtë lloj mashtrimi, i kanë shkatërruar menjëherë kartat e telefonit (SIM) pasi kanë marrë thirrje të tilla.

Andaj Minority Azerbaijan ka publikuar edhe rekomandime të vlefshme sigurie për dylberat që ndodhen në këtë shtet:

Kujdes nga telefonatat

Kini kujdes kur u përgjigjeni thirrjeve nga numra të panjohur.

Nëse dikush pretendon se keni “fituar një dhuratë” ose se “një paketë po ju pret”, verifikoni numrin dhe detajet zyrtare të kompanisë.

Mos ia jepni adresën tuaj telefonuesit

Asnjëherë mos i jepni policisë ose të panjohurve adresën e shtëpisë ose të punës tuaj, qoftë edhe nën presion.

Nëse merrni një telefonatë në lidhje me një paketë ose një dhuratë, këmbëngulni ta merrni vetë nga një zyrë zyrtare e kompanisë.

Mbrojtja ligjore

Nëse policia ju kontakton, përpiquni të merrni emrin, gradën (nofkën) dhe departamentin e plotë të telefonuesit.

Asnjëherë mos shkoni në komisariat pa avokat.

Jini të kujdesshëm në rrjete sociale

Mos ndani informacione personale me personat e panjohur.

Përpara se të takoni njerëz të rinj, hulumtoni për t’i shmangur kurthet e mundshme.

Dokumentoni incidentet

Nëse përjetoni një incident të tillë, mblidhni sa më shumë prova të jetë e mundur, duke përfshirë kohën e telefonatës, numrin e telefonit dhe detajet e bisedës.

Edhe në të kaluarën, komuniteti queer ka raportuar se policia përdor aplikacione takimesh për të kapur dylberat. Rritja e numrit të i rasteve të tilla është thellësisht shqetësues dhe e vë në rrezik edhe më të madh sigurinë e tyre.

Në 10 vitet e fundit, Azerbajxhani është renditur i fundit në mesin e 49 vendeve në Indeksin e Ylberit të ILGA-Europe lidhur mbrojtjen e të drejtave LGBTIQ+. Vendi vazhdon të jetë dëshmitar i dhunës dhe vrasjeve të rregullta që kanë cak komunitetin, ku qeveria që nuk ndërmerr masa për të parandaluar krime të tilla.

Burimi: Minorityaze

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top