Tu e lexu qitash
Projektligji për ndalimin e sportisteve trans nga ekipet sportive të grave nuk kalon në Senat

Projektligji për ndalimin e sportisteve trans nga ekipet sportive të grave nuk kalon në Senat

Projektligji që synonte t’ua ndalonte grave dhe vajzave transgjinore në mbarë Shtetet e Bashkuara të merrnin pjesë në garat sportive shkollore për atletet, nuk kaloi hënën mbrëma në Senatin e ndarë, teksa demokratët qëndruan të bashkuar kundër një çështjeje që republikanët përdorën në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar.

Projektligji nuk arriti të fitonte 60 votat e nevojshme për tu miratuar pasi senatorët qëndruan në linjat e partisë, gjë që prodhoi rezultatin 51 për dhe 45 kundër. Projektligji synonte të fuste Nenin IX ku përdoret formulimi “bazuar vetëm në biologjinë riprodhuese dhe gjenetikën e një personi në lindje”.

Votimi erdhi pasi republikanët janë përqendruar në mënyrë të përsëritur për atë që e paraqesin si çështje të garantimit të drejtësisë atletike për gratë dhe vajzat. Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv muajin e kaluar duke u dhënë agjencive federale liri të gjerë për tu siguruar që institucionet që marrin fonde federale t’i përmbahen Nenit IX në përputhje me pikëpamjen e administratës, e cila interpreton “seksin” si gjininë që i është caktuar dikujt në lindje.


Burimi: AP

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top