Marmalade, finalistja e RuPaul’s Drag Race thyen rekord botëror me fustanin magjepsës

Ylli i RuPaul’s Drag Race, Marmalade ka thyer rekordin botëror për numrin më të madh të luleve në një fustan. Megjithëse Marmalade mund të mos ketë fituar një vend në Hollin e Famës në Drag Race, ajo ka zënë një vend në Rekordet Botërore Guinness, pasi ka bërë fustanin me më shumti lule të regjistruar ndonjëherë.
Mbretëresha drag lindur në Cardiff përdori 1,862 lule të verdha narcisi – lulen kombëtare të Wellsit – duke krijuar një veshje të verdhë të mahnitshme. Lulet e verdha, që njihen si daffodils në anglisht, përdoren për ta shënuar ditën e Shën Davidit që kremtohet më 1 mars.
Fustani i rekordit të Marmalade përmban qindra lule të verdha nga gjoksi dhe poshtë belit. Lulet gjithashtu zbukurojnë zonën e fundit dhe mbulojnë pjesën më të madhe të bishtit të fustanit.
“Ky është momenti më i afërt që do të arrij ndonjëherë të fitoj në një sport”, tha mbretëresha drag duke bërë shaka, teksa merrte medaljen dhe certifikatën që shënon rekordin e saj botëror. E njohur për humorin e saj, kur e pyetën se si ndihesh, ajo u përgjigj: “Ndihem sikur kam një mijë lule të lagura të ngjitura në mua”.
Burimi: Pinknews