Gjykata e Sheriatit në Indonezi dënon dy burra me rrahje me shkop për seks gej

Një gjykatë e sheriatit islamik në provincën konservatore Aceh të Indonezisë dënoi të hënën dy burra me rrahje publike me shkop për marrëdhënie seksuale të të njëjtit seks.
Çifti, 24 dhe 18 vjeç, u arrestua më 7 nëntor, pasi disa banorë të lagjes në kryeqytetin e krahinës, Banda Aceh, dyshuan se ata ishin gej dhe hynë në dhomën e tyre me qira – duke i gjetur të zhveshur dhe të përqafuar me njëri-tjetrin.
Kryetarja e trupit gjykues tha se u vërtetua bindshëm dhe në përputhje me ligjin që dy studentët bënë seks gej dhe i dënoi ata me 85, përkatësisht 80 goditje publike me shkop.
“Gjatë gjykimit u vërtetua se të pandehurit kryen veprime të paligjshme, duke përfshirë puthjen dhe marrëdhëniet seksuale”, tha gjykatësja Sakwanah, e ka vetëm një emër si shumë indonezianë. “Si myslimanë, të pandehurit duhet ta mbështesin ligjin e Sheriatit si ligj në fuqi në Aceh”, shtoi ajo.
Në Aceh, mbi 100 persona janë dënuar me rrahje me shkop që nga viti 2006, duke i përfshirë edhe të dënimet për bixhoz, konsum alkooli, për gratë që vishen ngushtë dhe burrat që nuk shkojnë në xhami për ta falur namazin e xhumasë.
Burimi: AP