Tu e lexu qitash
Senatorja e parë transgjinore e Spanjës, Carla Antonelli elektrizon parlamentin: Na lini rehat!

Senatorja e parë transgjinore e Spanjës, Carla Antonelli elektrizon parlamentin: Na lini rehat!

Carla Antonelli, politikane spanjolle dhe aktiviste e LGBTQ+, ka mbajtur një fjalim të zjarrtë në mbrojtje të të drejtave trans në parlamentin e vendit të saj.

“Njerëzit trans, ne jemi tema e bisedës së të gjithëve. Të gjithë duhet ta kenë një mendim për ne. Se a jemi trans, se çka jemi e çka s’jemi… A bëjmë operacione a s’bëjmë operacione? Po na lini rehat ore për atë zot!”, tha Antonelli duke iu drejtuar Senatit.

Ky moment u nda në Instagram të premten (21 shkurt 2025) në një postim të përbashkët të Carla dhe Más Madrid, partia politike e krahut të majtë ku ajo është anëtare që nga viti 2023.

“A s’ju vjen turp fare që po përpiqeni ta hiqni, ta fshini e ta ndani nga shoqëria një grup njerëzish të persekutuar historikisht”, deklaroi ajo.

Carla Antonelli bëri historinë si personi i parë haptas transgjinor i zgjedhur në Senatin spanjoll. Ajo është gjithashtu personi i parë haptazi trans që shërben në një kuvend rajonal në Spanjë.

Burimi: Attitude

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top