Tu e lexu qitash
17 vjet krenari, urime Kosovë!

17 vjet krenari, urime Kosovë!

Sot e festojmë pavarësinë edhe përtej gjithçkaje, lirinë tonë. 17 shkurti i 2025-tës i shënon 17 vjet prej kur Kosova e ka shpallë pavarësinë. N’këtë datë e nderojmë rezistencën paqësore, rezistencën e armatosun, rezistencën e grave edhe krejt  e njerëzve që na me gzu sot Kosovën e lirë. Me 17 shkurt reflektojmë mbi qenien tonë, të drejtën edhe lirinë për identitet e vetëvendosje.


Tu e shpallë pavarësinë, Kosova e ka nderu përpjekjen e madhe për barazi si shtet i lirë. E ka vendosë bazën për me kon’ shtet i krejt shtetasve t’vet, ku mbizotnon demokracia edhe të drejtat e njeriut.


“Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse” — Deklarata e Pavarësisë


17 shkurti osht’ ditë kur kërkojmë drejtësi! Shqiptarët e Kosovës kanë qenë grup i shtypun sistematikisht nga aparatura e shetit jugosllav që nga themelimi i saj e deri te regjimi totalitarian i Millosheviqit, i përfundum me luftën e viteve 1998-99, ku mbetën të vramë 13,535 njerëz. Ndër ta edhe qytetarët rom, serb, ashkali, egjiptian dhe grupe tjera të shtypuna nga i njëjti sistemi i kohës. 1.646 njerëzit jon hala t’zhdukun – shumica prej tyne civilë shqiptarë. Zbardhja e informatave mbi personat e zhdukun me dhunë edhe kthimi i mbetjeve t’tyne te familjarët osht’ urgjente. Njashtu urgjente për sigurinë edhe paqen n’rajonin tonë osht’ që mu vendosë drejtësia për vrasjen e civilëve, për dhunën seksuale, për plaçkitjen, shkatërrimin n’luftën e fundit edhe krejt përpjekjet për gjenocid ndaj shqiptarëve.


Andaj, çdo përvjetor dhe jo vetëm, duhet me kanë rikujtim i pikërisht atij përkushtimi kolektiv dhe bashkimi i forcave kundër shtypjes, diskriminimit, dhunës dhe çfarëdo sistemi që krijon pabarazi. Duhet me na ndërgjegjësu për përgjegjësinë që kemi sot për barazi shoqnore, për mirëqenien dhe zhvilimin e nji shoqnie demokratike. Prandaj, na duhemi me u angazhu kolektivisht për me e sfidu nji sistem që mirëmban padrejtësitë shoqnore dhe për interesat e disave dehumanizon të tjerët.


Shteti, ku na frymojmë, u themelu me nji vizion pozitiv. E festa e pavarësisë duhet me na shërby për me gzu lirinë, për me çu përpara pavarësinë tonë, mi nderu krejt ata që kanë sakrifiku për lirinë tonë edhe mos me nalë rezistencën tonë për dinjitet edhe barazi n’shtetin tonë!


Urime Dita e Pavarësisë!

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top