MOS I VOTO HOMOFOBAT!

Qe nji listë me të ndihmu kon mos me votu në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit n’Kosovë.
Përgjatë gjithë fushatës zgjedhore, shumica e partive politike kanë zgjedhë mos me folë për dylberat. Me njifarë mënyre, ata po refuzojnë me e pranu ekzistencën dhe nevojat e tona. E tjerët kanë shku edhe ma larg – tu e shfrytzu retorikën anti-queer dhe nxitjen e urrejtjes për me fitu vota. Para se me folë barasvlefshëm për krejt qytetarët e me u marrë me problemet që po e cenojnë shoqninë tonë, ata i kanë bo kurban jetët e dylberave për me fitu pushtet.
Kur folim për diskriminim dhe gjuhën e urrejtjes, ato nuk janë veç prishje e mirësjelljes zgjedhore edhe msymje kundër frymës t’rregullimit ligjor t’Kosovës, po n’fakt jon faktor që përnime po i prek jetët e disa prej individëve ma të diskriminum n’shoqni. Privimi prej nevojave bazike si qasja në strehim të sigurtë, punësim, kujdes shëndetësor edhe prej mbrojtjes prej abuzimit, osht’ dhunë e ushtrume sistematikisht. Po vërehet qartë te shumë kandidatë që ende pa u bo deputetë apo udhëheqës të shtetit dojnë me na privu prej të drejtave e shërbimeve bazike.
Kjo lloj politike nuk përkufizohet mo veç në transfobi dhe homofobi, por në nji sulm ma të gjanë ndaj të drejtave të njeriut e drejtësisë sociale. Tash, ma shumë se kurrë, osht’ e domosdoshme me e pasë parasysh që kur t’votojmë me menu për t’drejtat e njeriut, sidomos kur krahu i ekstremit t’djathtë konservator po i kërcënon arritjet tona t’deritashme. Vota për nji homofob osht’ votë kundër grave, romve, egjiptianve, ashkalinjve, njerzve me aftsi t’kufizume. Vota për nji homofob osht votë kundër klasës punëtore. Vota për nji homofob osht’ votë kundër barazisë sociale edhe votë kundër njerëzillëkut tonë.
E ardhmja e Kosovës nuk mundet me u mvarë prej politikanëve që bazën e vetme politike e kanë në sistemin e vlerave tradicionale patriarkale, të cilët qenien e shohin veç si kapital dhe mirëmbajtje të pushtetit shtypës. Krejt dylberave e aleatëve, si qytetarë të Republikës së Kosovës me të drejtë vote, ju bajmë thirrje mos me i votu kandidatët për deputetë që janë në listën e maposhtme.
Dylberizm e ka formulu këtë listë n’bazë t’vlerësimit të fushatës zgjedhore dhe për legjislaturën e fundit t’Kuvendit t’Kosovës. Këta kandidatë janë shprehë haptazi kundër të drejtës kushtetuese të dylberave për martesë me fjalën e tyne publike ose/edhe me votën e tyre, janë deklaru haptazi kundër ligjeve që e lejojnë ndryshimin e shënjuesit të gjinisë në dokumente personale ose/edhe kanë përdorë haptazi gjuhë të urrejtjes, fyese edhe stigmatizuse kundër dylberave përmes postimeve në rrjete sociale, apo prononcimeve në media.
Nëse e din edhe najkon tjetër që nuk e kemi përfshi n’listë po e din që osht homofob, MOS E VOTO!
Partitë:
1. Koalicioni për Familje
2. Partia Fjala
3. Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP)
Kandidatët për deputetë/kryeministër
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
4. Albana Bytyçi
5. Arber Tolaj
6. Bekë Berisha
7. Besnik Tahiri
8. Burbuqe Bakija Deva
9. Pal Lekaj
10. Ramush Haradinaj
11. Rasim Selmanaj
12. Time Kadrijaj
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
13. Anton Quni
14. Besa Gaxherri
15. Drita Millaku
16. Driton Selmanaj
17. Lumir Abdixhiku
18. Lirije Kajtazi
19. Marigona Geci
20. Valentina Bunjaku Rexhepi
21. Zef Morina
Nga Lëvizja Vetëvendosje
23. Alban Bajrami
24. Driton Hyseni
25. Fjolla Ujkani
26. Fitim Haziri
27. Gramos Agusholli
28. Halil Thaçi
29. Ismajl Kurteshi
30. Labinotë Demi Murtezi
31. Milazim Salijaj
32. Nijazi Isaku
33. Vlora Limani Hajnuni
Nga PDAK-LPB (Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës – Lëvizja Për Bashkim)
34. Qazim Rahmani
Nga PDK (Partia Demokratike e Kosovës)
35. Bekim Haxhiu
36. Kujtim Gashi
37. Mergim Lushtaku
Nga Partia Liberale e Egjiptiane
38. Artan Berisha
Nga Socialdemokratska Unija (SDU)
39. Duda Balje
Za Slobodu Pravdu i Opstanak
40. Nenad Rashiq
Koalicija Vakat
41. Bahrim Shabani
Nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK)
42. Erxhan Galushi
Shënime shtesë të redaksisë:
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, edhe pse në vitin 2017 sa ka qenë kryeministër, e ka bo hapjen e Javës së Krenarisë e pat deklaru se “Orientimi seksual është përcaktim individual në secilën shoqëri dhe si i tillë duhet respektuar.Është fat i madh që duke qenë shtet i ri ne kemi Kushtetutën, që siguron liri individuale për të gjithë. LGBTI dhe Java e Krenarisë do ta kenë mbështetjen institucionale, për të qenë të lirë dhe sigurt në shfaqjen e përcaktimit të tyre”, osht’ n’këtë listë meqë gjatë fushatës zgjedhore i ka përtri thirrjet e Koalicionit për Familje, kur në emisionin Debat Përnime të Kallxo me 5 shkurt 2025 tha se “nuk ndërhyj në privatësinë e askujt, por qëndrojë për familjen tradicionale, babë, nanë, fëmijë, ashtu qysh jena mësu, nuk ka Prind 1 dhe Prind 2” me qeverisjen e tij.
Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, edhe pse në vitin 2021 kur u emnu kryetar i LDK-së pat deklaru që “Të drejtat LGBT përveç se duhen mbrojtur, ato duhen të avancohen dhe të promovohen. Janë disa tema që liderët politikë duhen me i parapri, edhe me tregu shembull në vend se duhet bërë një gjë e tillë, me pas guxim. Jo vetëm me i ndjek temat të cilat janë populliste dhe kanë pëlqim popullist. Ky është mos guxim i liderëve që shpesh e shohim për kalkulime të pakta ”, ai s’fundmi, në nji paraqitje në emisionin “Zanat” në T7 i transmetum me 18 janar 2025, ka tregu që n’shoqninë kosovare i njeh vetëm “dy gjini në interpretimin e rendit shoqëror. Unë nuk mund të premtoj diçka që nesër shkon kundër besimit të tjetrit”, po ashtu tu e përtri ni qëndrim të ngjashëm me presidentin aktual transfob të Shteteve të Bashkume, Donald Trump. Abdixhiku në këtë intervistë ka deklaru po ashtu se e sheh familjen si bashkim në mes të nji burri dhe nji gruje.
E krahas Koalicionit për Familje edhe partisë Fjala, KDTP, si subjekt politik, bon pjesë n’këtë listë masi në shkurt të vitit 2022, ka lshu komunikatë kundër votimit të Kodit Civil duke thanë se “Qëndrimi i Partisë sonë në lidhje me këtë nen është një mendim i shoqërisë sonë kundër vlerave tona të shenjta e fetare, nuk i përket vlerave, kulturës, dhe traditave tona familjare, do të jetë në drejtim të ligjit që ky nen të mos jetë të njohura në bazën ligjore“.