Hajde n’Mësonjëtore!
Po mbledhemi edhe nji herë, me nji strehë të sigurtë, me i nda mendimet e idetë tona qysh mujmë me e ndryshu shoqninë tonë përmes aktivizmit, kulturës edhe artit. Kemi me eksploru historinë plot aktivizëm të lëvizjes së dylberave, grave e komuniteteve të ndryshme që i kanë pri barazisë sociale.
Ligjërues/e prej prapavijave të ndryshme vijnë me diskutu me ju për mënyrat e aktivizimit edhe qysh me i praktiku ato drejt barazisë shoqnore. Kemi me bashkëbisedu për ato që na duhen në lëvizjen queer feministe, për mjetet kryesore të aktivizmit kolektiv edhe kemi me i zhvillu idetë tona tu i shndërru n’realitet.
Nëse edhe ti don me bo ndryshim çdo ditë t’ftojmë me apliku!
Mësonjëtorja osht’ e hapun për krejt individët që i intereson aktivizmi për të drejtat e njeriut edhe barazi sociale – nuk ka lidhje nëse je ose s’je dylber. Të drejtë aplikimi kanë krejt personat e moshës mbi 18 vjeç.
Mësonjëtorja ka me zgjatë tri ditë (21 deri më 23 shkurt) edhe ka me u mbajtë jashtë Prishtinës. Osht’ krejt pa pagesë sepse qasja në informacion nuk osht’ privilegj.
Afati i fundit për me apliku osht’ data 14 shkurt. Këtu e gjeni formën e aplikimit.
Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.