Ushtarakët sfidojnë me padi urdhrin e Trump për shërbimin e personave trans në ushtri
Grupet për të drejtat trans ngritën padi të martën kundër urdhrit ekzekutiv të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që i prek anëtarët transgjinorë të shërbimit ushtarak. Kjo paraqet sfidën e parë ligjore për gurthemelin e agjendës konservatore të tij. Trump të hënën nënshkroi një urdhër ekzekutiv që vuri personalisht nën shënjestër ushtarët/et transgjinorë/e – kur tha se një burrë që identifikohej si grua “nuk ishte në përputhje me modestinë dhe vetëmohimin e nevojshëm për të qenë pjesë e shërbimit ushtarak”.
Padia përbashkët e GLAD Law dhe Qendrës Kombëtare për të Drejtat Lezbike (NCLR), në një gjykatë të Distriktit të Washington D.C, sfidon kushtetutshmërinë e urdhrit ekzekutiv. Sipas padisë, vendimi presidencial shkel komponentin e mbrojtjes së barabartë të Amendamentit të Pestë. Padia u ushtrua në emër të gjashtë anëtarëve trans të shërbimit ushtarak dhe dy personave trans që po përpiqen të bëhen pjesë e ushtrisë.
Burimi: Reuters