Tu e lexu qitash
E burgosura transgjinore ushtron padi kundër urdhrit të Trump që kufizon të drejtat trans

E burgosura transgjinore ushtron padi kundër urdhrit të Trump që kufizon të drejtat trans

Gruaja trans tha se urdhri i Trump ia ndërpret qasjen në hormonet që i ka marrë qëkur ishte adoleshente dhe e detyron të transferohet në një burg për burra. Një grua transgjinore që po e vuan e dënimin në një burg federal ka ngritur padi e cila argumenton se urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump shkel Kushtetutën e SHBA dhe ligjin federal. Me këtë akt presidencial Trump udhëzoi qeverinë amerikane t’i njohë vetëm dy sekse të pandryshueshme dhe që i detyron të burgosurat si ajo të vendosen në burgjet e burrave.

Në një padi të ngritur të dielën [më 26 janar] në gjykatën federale të Bostonit, e burgosura, e cila përfaqësohet nga avokatë të të drejtave të njeriut, duke përfshirë GLBTQ Legal Advocates & Defenders, vuri në shënjestër urdhrin që e nënshkroi Trumpi në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë më 20 janar, politikë kjo e cila e ka në cak atë që ai e quajti “ideologji të ekstremizit gjinor”.

Padia është ndër të parat që u ngrit në shkallë kombëtare duke sfiduar urdhrin, i cili e shtyn qeverinë federale të njohë vetëm dy gjini, në bazë të sekseve biologjikisht të dallueshme, mashkull dhe femër; t’i vendosë gratë transgjinore në burgjet e burrave; dhe ta ndalojë financimin e çdo kujdesi mjekësor që afirmon gjininë për burgosurit/at.

Burimi: NBC/Reuters

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top