Tu e lexu qitash
Muji i historisë që e shkrujmë vetë na dylbera

Muji i historisë që e shkrujmë vetë na dylbera

Shkurti është Muji i Historisë Queer ku e shënojmë krenarinë, identitetin dhe thellësinë e diversitetit seksual dhe gjinor. Fokusi i shkurtit osht’ te t’parët/at që e kanë çelë rrugën për ne. Me nji kohë kur lëvizjet politike janë tu marrë kahje konservatore dhe shtypëse osht’ tejet e randësishmë me e rikujtu këtë rezistencën e dylberave n’histori për me vazhdu luftën tonë për nji botë ma t’drejtë e t’lirë.

Muji i Historisë Queer na ofron nji hapsinë me reflektu mbi rrjedhën e historisë edhe mbi aktivizmin që na ka pru në këto ditë. N’këtë muj i kujtojmë heronjtë e dylberave që luftun për barazi. Shumë prej tyne i thyn barrierat shoqnore tu rreziku, tu kon’ ajo vetja e panegociushme n’kohëra edhe vende shumë t’rrezikshme për ekzistencën e dylberave.

Tu e pasë parasysh çfarë ndikimi e ka patriarkati edhe pushtetet politike që e ushqejnë homofobinë e transfobinë, historia e dylberave osht’ ton kohën n’rrezik për mu fshi, mu rishkru keq e edhe me u injoru. Andaj, Muji i Historisë Queer ekziston për me reflektu, me festu edhe mbi të gjitha – për mos me harru asnjiherë se historinë tonë e shkrujmë vetë na! Mos me lanë kurrë t’kalumen e dylberave me u zbehë! Shënimi i historisë queer e vendos n’vëmendjen e krejtve faktin që na kemi ekzistu gjithmonë, prej kur ekziston njerëzimi, edhe kemi me kon’ këtu deri n’frymën e njerit t’fundit!

Këtë muj, i kujtojmë historitë e shumë aktivistëve që na e kanë formësu historinë tonë. Me e kujtu që nuk jemi veç viktima të shtypjes, po edhe revolucionarë t’shoqnisë. Me e kujtu që betejat tona po vazhdojnë edhe që na rezistencën nuk kemi me e nalë. Me kujtu që nuk e lojmë mbrapa kërkon edhe çlirimin e dojmë për krejt dylberat edhe për krejt njerëzit – me ngjyrë, me aftësi të kufizume, me etni të ndryshme, me fe të ndryshme, edhe për krejt dylberat e klasës punëtore!

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top