Tu e lexu qitash
Gjuha e Koalicionit për Familje krijon ambient të pasigurt për dylberat – PZAP i dënon edhe me 7.500€ gjobë

Gjuha e Koalicionit për Familje krijon ambient të pasigurt për dylberat – PZAP i dënon edhe me 7.500€ gjobë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa shqiptoi gjobën e katërt për Koalicionin për Familje në vlerë prej 7.500 eurosh shkaku i gjuhës anti-LGBTI+. Edhe ky dënim i marrë të premten, si tre të kaluarit, iu shqiptua subjektit politik të udhëhequr nga Eman Rrahmani për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj dylberave dhe krijimit të një ambienti të pasigurtë për dylberat. Deri më datën 31 janar, PZAP-ja i ka shqiptuar katër dënime në vlerë të përgjithshme prej 24.000 eurosh.

Në vendimin e PZAP thuhet se “Fushatat zgjedhore duhet të zhvillohen në një ambient të ndershëm dhe të drejtë, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve dhe grupeve shoqërore. Shprehjet qe përdorin fjalë si “turp” dhe “marre” për të sulmuar individë, grupe apo organizata të caktuara mund të krijojnë një atmosferë të pasigurt dhe të ndarë, duke shkelur kështu parimet e një fushate pozitive dhe të respektueshme”.


Ky vendim vie pas ankesës së paraqitur nga Dylberizm dhe CEL Kosova me datë 28.01.2025, ndaj Eman Rrahmanit, i cili në një nga tubimet e tij kishte thënë se “Po thonë që nuk bon me ju thanë “turp” atyre që cenojnë familjen. Turp edhe marre, secilit, organizatë jo qeveritare që financon në degjenerimin e fëmijëve! Turp edhe marre secilës komunë e secilit kryetar komune që i financon këto organizata, me e prish familjen!”, po ashtu deklaroi se “Nuk lejohet tjetër martesë! Nuk do ‘lejojmë martesa burrë me burrë e grua me grua sepse ja u ndalon ligji dhe nuk do të mund ta ndryshojnë asnjëherë në vendin tonë…”

Sipas panelit të PZAP-së, i përbërë nga gjyqtarët Ramush Bardiqi si kryesues dhe dy anëtarët Kujtim Pasuli dhe Hajriz Hoti, përdorimi i gjuhës së tillë ka për qëllim ofendimin, denigrimin dhe njëherit shihen si shprehje me ngjyrime përçmuese ose nënvlerësuese.

Kurse me datë 30.01.2025, Gjykata Supreme e ka rrëzuar ankesën e Koalicionit për Familje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ta gjobitur këtë subjekt politik shkaku i gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI+. Me aktvendim e nxjerrë të enjten, Supremja e hodhi poshtë ankesën për gjobën e parë që PZAP-ja ia shqiptoi Koalicionit gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit duke e shpallur atë të palejuar.

Vendimin e plotë e gjeni këtu.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top