Trump ndal programet e diversitetit dhe të mbrojtjes së dylberave
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shfuqizoi urdhra të shumtë ekzekutivë që promovonin barazinë LGBTQ dhe nxori vendime të reja që lejojnë vetëm dy gjini, si dhe u japin fund programeve qeveritare të diversitetit. Gjatë fushatës, Trump u shpreh kundër diversitetit, barazinë dhe politikave përfshirëse në qeverinë federale dhe në botën e korporatave, duke thënë se ato politika diskriminojnë personat e racës së bardhë, veçanërisht burrat.
“Administrata Biden shfuqizoi programe të paligjshme dhe imorale të diskriminimit, me emrin “diversitet, barazi dhe përfshirje” (DEI), në pothuajse të gjitha aspektet e Qeverisë Federale, në fusha që variojnë nga siguria e linjave ajrore deri te ushtria”, thuhet në një vendim të ri që urdhëroi përfundimin e programeve. Gjatë fushatës, Trump demonizoi gjithashtu çdo njohje të diversitetit gjinor, duke sulmuar njerëzit transgjinorë – veçanërisht gratë transgjinore në sport – dhe kujdesin gjinor për fëmijët.
Përpara një turme mbështetësish në një arenë në Washington, Trump shfuqizoi 78 urdhra ekzekutivë, akte dhe memorandume presidenciale të lëshuara nga paraardhësi i tij Joe Biden. Disa prej dekreteve të rrëzuara kanë promovuar diversitetin dhe barazinë në qeveri, në vende të punës, në shëndetësi, si dhe të drejtat e amerikanëve LGBTQ. Duke vepruar kështu, Trump përmbushi një premtim të fushatës për t’i mbyllur menjëherë programet që kërkonin të korrigjonin pabarazinë historike, për të cilat ai ka këmbëngulur që njerëzit e bardhë në disavantazh, veçanërisht burrat.
Ai prishi urdhrat ekzekutivë të kohës së Bidenit që parandalonin “diskriminimin në bazë të identitetit gjinor ose orientimit seksual”, diskriminimin ndaj amerikanëve LGBTQ në arsim, si dhe programet e barazisë për amerikanët me ngjyrë, hispanikë dhe të ishujve të Paqësorit.
Ai më vonë lëshoi një urdhër të veçantë ekzekutiv që kërkon i agjencive federale ta mundësojnë zgjedhjen vetëm mes opsionit “mashkull” dhe “femër”, duke hequr opsionin për çdo identitet tjetër gjinor — opsionin e tretë “X”, në aplikimet për pasaportë.
‘Reagimi i vazhdueshëm’
“Agjencitë do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm, në përputhje me ligjin, për t’i dhënë fund financimit federal të ideologjisë gjinore”, thuhet në urdhrin presidencial, duke përdorur një shprehje gjithpërfshirëse që e përdor Trump për t’iu referuar çdo gjuhe që përfshin identitetin gjinor, përveç mashkullit apo femrës.
Administrata e tij do të përdorë vetëm “gjuhë të qartë dhe të saktë dhe politika që pranojnë se gratë janë biologjikisht femra dhe burrat janë biologjikisht meshkuj”, thuhet në urdhër. Me shumë gjasë, këto politika do të sfidohen në aspekt ligjor. Jashtë Stonewall në qytetin e Nju Jork-ut, pikë qendrore e luftës për të drejtat e LGBTQ, anëtarët e komunitetit po rezistojnë.
“Këto njoftime dhe këto ndryshime politikash prekin vërtet njerëzit në një nivel të thellë”, tha për AFP-në, Angel Bullard, studente transgjinore 22-vjeçare nga Wyoming.
“Është një vend i tmerrshëm të jesh pa afirmim dhe e vetme në këtë botë.”
Si rezultat i stuhisë së ndryshimeve, qasja në kujdesin shëndetësor që afirmon gjininë mund të rrezikohet sa i përket fondeve federale, paralajmëroi Jami Taylor, profesor i politikës në Universitetin e Toledos dhe një ekspert i politikës LGBTQ. Kjo mund të zbatohet në rastet e financuara nga programet e sigurimeve shëndetësore shtetërore, Medicare dhe Medicaid, të përdorura nga amerikanë më të moshuar dhe të varfër, ose në burgjet federale.
Përpara zgjedhjeve, Trump premtoi se do ta ndalojë kujdesin afirmues gjinor për të miturit dhe se të ndërmarrë veprime ligjore kundër çdo mjeku dhe mësimdhënësi që i praktikon ose i mundëson ato. Fondi i Fitores LGBTQ, i cili synon të promovojë kandidatë politikë miqësorë me komunitetin, tha se “puna për të zgjedhur kandidatët pro barazisë LGBTQ është edhe më kritike pasi që komuniteti ynë përballet me reagime të vazhdueshme, retorikë anti-LGBTQ dhe kthim prapa për nga politikat pro barazisë”.
Qendra Kombëtare e Ndihmës LGBT ka marrë rreth 2.000 telefonata në ditë që nga rezultatet e zgjedhjeve, në vend të 300 sa i merr zakonisht, sipas drejtorit të saj Aaron Almanza. Retorika anti-trans ishte shtyllë e fushatës së Trumpit, duke tërhequr brohoritje të mëdha nga turmat.
Burimi: AFP/France 24