Scott Bessent pritet të bëhet dylberi që merr pozitën më të lartë në historinë e SHBA-së
I nominuari i Donald Trump për Sekretar të Thesarit, Scott Bessent, pritet ta bëjë historinë si anëtari i parë haptas dylber i një kabineti republikan të miratuar nga Senati. Nëse konfirmohet, ai do të bëhet edhe zyrtari më i lartë haptas dylber në historinë amerikane, pasi Sekretari i Thesarit është i pesti në linjën presidenciale.
Scott Bessent është i martuar me John Freeman që nga viti 2011. Freeman, ish-prokuror në qytetin e Nju Jork-ut, ka dy fëmijë me Bessent, Cole dhe Caroline, të cilat janë lindur nga një nënë surrogate. Në një intervistë për revistën Yale Alumni, Bessent reflektoi se sa në mënyrë dramatike kanë evoluar të drejtat e LGBTQ+ gjatë viteve.
“Në një rajon të caktuar gjeografik në një nivel të caktuar ekonomik, të qenit gej nuk është një problem. Ajo që është e mrekullueshme është se tani është se njerëzit në pjesën tjetër të Amerikës, qofshin jakë të kaltër apo jakë të bardhë, kanë qasje në gjithçka. Nëse do të më kishit thënë në vitin 1984, kur ne diplomuam dhe njerëzit po vdisnin nga HIV-AIDS, se 30 vjet më vonë do martohesh ligjshëm dhe do t’i kesh dy fëmijë nëpërmjet një surrogateje, nuk do t’ju kisha besuar”, tha ai.
Burimi: Gayexpress