Qeveria britanike do të ndërtojë memorial për veteranët dylbera
Një memorial për veteranët dylbera do të ndërtohet në Memorial Arboretum Kombëtar në Staffordshire, njoftoi qeveria britanike në fillim të këtij muaji. I financuar nga një grant prej 350.000 funtesh (afërsisht 415.000 euro) nga Zyra për Çështjet e Veteranëve, memoriali është pjesë e përgjigjes së qeverisë ndaj një rishikimi të pavarur të përvojës së veteranëve LGBTQ që shërbyen para vitit 2000, kur qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ua hoqi kufizimet e personave queer për të qenë të hapas në ushtri.
Mijëra ushtarë dylbera dhe pjesëtarë të personelit ushtarak u përjashtuan nga shërbimi ushtarak në kohën kur ndalesa ishte në fuqi. Përmendorja prej bronzi, 2.4 metra e gjatë, merr formën e një letre të thërrmuar të përbërë nga fjalë të marra prej dëshmive të ish-personelit që u ndikuan nga ndalesa ushtarake.
“Kjo është jashtëzakonisht [ndenjë e thellë] personale për disa nga anëtarët tanë, disa prej të cilëve janë prekur nga përjashtimi nga forcat e armatosura të identiteteve LGBTQ+, si dhe disa të janë prekur thjesht nga përvoja e të jetuarit si dylbera. Të gjithë anëtarët tanë sigurojnë jetesën nga arti duke dizajnuar dhe krijuar skulptura të bukura, duke krijuar dhe u frymëzuar nga akti i bashkëpunimit”, thotë Nina Bilbey, artistja kryesore në Akademinë Abraxis, me të cilën u dizajnuan kolektivisht përmendorja.
Burimi: Washington Blade