Tu e lexu qitash
Dylberat votojnë

Dylberat votojnë

N’ditën e parë t’fushatës zgjedhore, ja u kujtojmë subjekteve politike edhe krejt atyne që kandidojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit që dylberat votojnë! Jena knej edhe gjithandej! Kandidatëve për deputetë dhe për kryeministër ju thojmë që persona LGBTIQ+ janë kojshitë e tyne, kolegët e tyne, shokët e tyne, familjarët e tyne e edhe anëtarët e subjekteve të tyne politike.

Gjithëpërfshirja nuk osht’ dëshirë personale, por detyrim kushtetues! Osht’ përgjegjësi e secilit udhëheqs partiak me u siguru që programi politik i tyne i përfshin krejt qytetarët e Kosovës, ashtu qysh e përcakton neni 24 i Kushtetutës së Kosovës – që e ndalon diskriminimin në bazë të gjinisë e orientimit seksual edhe e promovon barazinë.

Homofobia edhe transfobia nuk munden dhe nuk duhen me u përdorë si mjete për mi shty qytetarët drejt kutive të votimit. Ja u rikujtojmë njashtu partive politike që nxitja e përçarjes osht’ vepër penale! E legjislacioni i zgjedhjeve osht’ edhe ma konkret kur osht’ fjala për gjuhën edhe veprimet nxitëse.

Secili subjekt që garon në këto zgjedhje e ka nënshkru Deklaratën e Mirësjelljes t’Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Deklarata, që është kusht për regjistrim, cek Ligjin për Zgjedhjet – ku parashihet që subjekteve, mbështetësve dhe kandidatëve të tyre ju ndalohet me përdorë gjuhën që munët me përçu urrejtje.

“Përdorimi i gjuhës, në formën e shkruar ose gojore, që nxit ose provokon, ose që mund të nxisë ose provokojë, një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave tjerë ose pasurisë, ose e cila nxit apo mund të nxisë urrejtje kundrejt të tjerëve, ose duke publikuar ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo lloj materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë” osht’ veprim i ndalum me nenin 34 të Ligjit për Zgjedhjet.

Na ju nijmë, ju përcjellim edhe ju njohim! Shihemi te kutia e votimit!

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top