Meta u zu duke censuruar përmbajtjen LGBTIQ+, thotë se e “kufizoi gabimisht”
Meta e ka censuruar përmbajtjen e etiketuar me thurjet (hashtags) LGBTIQ+ në Instagram, ka gjetur gazetari Taylor Lorenz. Thurrjet #lesbian, #bisexual, #gay, #trans, #queer, #nonbinary, #pansexual, #transwomen, #Tgirl, #Tboy, #Tgirlsarebeautiful, #bisexualpride dhe #lesbianpride, ishin fshehur prej kompanisë duke i trajtuar në kuadër të “përmbajtjes së ndjeshme” që ka kanë për qëllim mos-shfaqjen e “përmbajtjeve sugjestive seksuale”.
Ky filtër u aktivizua automatikisht për të miturit, të cilët kërkonin këto thurje në Instagram nuk iu shfaqte asnjë rezultat (postim apo faqe) nga kërkimi. Lorenz kontaktoi Metan lidhur me këto kufizime dhe kjo bëri që kompania ta ndryshojë këtë politikë. “Këto terme kërkimi dhe hashtags u kufizuan gabimisht”, tha një përfaqësues nga Meta për Lorenz. “Për ne është e rëndësishme që të gjitha komunitetet të ndihen të sigurt e të mirëpritur në aplikacionet e Metas dhe ne nuk i konsiderojmë termat LGBTQ+ si ‘të ndjeshme’ sipas politikave tona”, thuhet në përgjigjen e kompanisë Meta.
Burimi: LGBT Nation