Tu e lexu qitash
Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendos në favor të padisë së dylberave në Francë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendos në favor të padisë së dylberave në Francë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka konstatuar se ndërmarrja hekurudhore e Francës i detyroi kundërligjshëm konsumatorët për të zgjedhur mes “Zonjë” dhe “Zotëri” si kusht për të blerë bileta të trenit. Me aktgjykimin e publikuar më 9 janar thuhet se shënjuesi i gjinisë së konsumatorit nuk është i nevojshëm për qëllimin e blerjes së një bilete treni. 64 francezë e paditën ndërmarrjen me ndihmën e shoqatës Mousse. Në akgjykim konstatohet se kërkesa e ndërmarrjes franceze SNCF mund të krijojë rrezik të diskriminimit në bazë të identitetit gjinor, sidomos për personat trans dhe jo-binarë.  

Burimi: ILGA Europe

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top