Tu e lexu qitash
Vdes në moshën 32-vjeçare, fituesja e RuPaul’s Drag Race UK, The Vivienne

Vdes në moshën 32-vjeçare, fituesja e RuPaul’s Drag Race UK, The Vivienne

James Lee Williams, i njohur më së miri si The Vivienne, fituesja e parë në shoun më të famshëm në botë për artin drag RuPaul’s Drag Race, në formatin e Mbretërisë së Bashkuar, ka vdekur në moshën 32-vjeçare, ka konfirmuar një përfaqësues i yllit, sipas PinkNews.

Në një postim në Instagram, Simon Jones konfirmoi se interpretuesi dhe aktori “tepër i dashur” vdiq gjatë fundjavës.

“Me trishtim ju njoftojmë se i dashuri ynë James Lee Williams – The Vivienne, ka ndëruar jetë këtë fundjavë.

“James ishte një person tepër i dashur, i ngrohtë dhe i mahnitshëm. Familja e tyre është zemërthyer për humbjen e djalit, vëllait dhe dajës. Ata janë shumë krenarë për gjërat e mrekullueshme që James arriti në jetën dhe karrierën e vet.”

RuPaul’s Drag Race, BBC dhe World of Wonder – kompania e produksionit pas serisë – kanë lëshuar deklarata ngushëllimi.

Një deklaratë e postuar në faqet zyrtare të rrjeteve sociale të RuPaul’s Drag Race e përshkroi ikonën drag dhe interpretuesin e West End si “një frymëzim”.

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për ndarjen nga jeta të The Vivienne. Talenti, humori dhe përkushtimi i saj në artin drag ishin frymëzim”, thuhet në deklaratë.

“Ajo do të na mungojë shumë, por trashëgimia e saj do të jetojë si një fener kreativiteti dhe autenticiteti – ajo mishëroi atë që do të thotë të jesh një kampione e vërtetë. Zemrat tona janë me familjen dhe fansat e saj gjatë kësaj kohe të vështirë.” Në homazhin e tyre, BBC – që ka pritur versionin britanik të garës drag që nga fillimi i tij në 2019 – e përshkroi vdekjen e Williams si “thellësisht të trishtë”.

Michelle Visage, personi i dytë në produksionin e garës menjëherë pas RuPaul e përshkroi Williams si një “fener për kaq shumë” në një homazh emocionues në Instagram, duke ndarë fotot e tyre së bashku.

“Zemërthyese. Nuk di si të them se si ndihem. E dashura ime The Vivienne ne njihemi që kur fillova të vij këtu në MB. Ishe gjithmonë aty, gjithmonë duke qeshur, gjithmonë duke dhënë, gjithmonë në pikë. E qeshura yte, zgjuarsia yte, talenti yt, drag-u yt. Më pëlqeu të gjitha, por më pëlqeu miqësia yte mbi të gjitha. Ti ishe një fener për shumë njerëz”, shtoi ajo.

Williams filloi karrierën e tyre drag në vitin 2007, përpara se të emërohej “ambasador zyrtar i RuPaul’s Drag Race UK” nga RuPaul në 2015. Si The Vivienne, ajo vazhdoi të fitonte sezonin e parë të Drag Race UK në 2019, duke u bërë një mbretëreshë me famë ndërkombëtare.

Ajo u rikthye në serinë e garës drag në 2022, duke konkurruar në All Stars 7, sezoni i parë i “All Winners”.

Ylli televiziv më vonë u shfaq në Dancing On Ice të ITV në 2023, duke arritur deri në finale. Në vitin 2024, ajo u bë një yll kryesor i teatrit pasi u shfaq në skenë në West End, duke luajtur Magjistaren e Ligë të Perëndimit në ringjalljen e The Wizard of Oz.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top