Gazetari i njoftun Vullnet Krasniqi të premten e 27 dhjetorit e ktheu platformën e show-ut Big Brother VIP Kosova, nji show që ka promovu vazhdimisht forma më të ndryshme të dhunës, ngacmimit dhe etiketimit, në nji platformë edukative dhe frymëzuese, duke tregu haptazi identitetin e tij gej.
Vullneti ka nda me miliona shikues në vend, rajon e Evropë mbi rrugëtimin e tij të mohimit, depresionit, abuzimit, e vetë pranimin dhe fuqizimin e tij ndaj sfidave nëpër t’cilat kalojnë dylberat n’Kosovë.
Sot festojmë guximin dhe triumfin e Vullnetit, e nuk ndalemi derisa secili/a prej nesh jeton i/e lirë me qenë versioni ma i mirë i vetes tonë autentike.