Retrospektivë: Dylberizm në 2024
Dylberizm gjatë vitit 2024 ka informu, ka diskutu edhe osht’ mundu me mbështetë secilin e secilën, online edhe fizikisht. Po e përfundojmë nji vit me sfida, pa i lanë anash edhe t’mirat e gëzimet që i kemi përjetu. Për neglizhencën institucionale e kemi ngritë zanin e kemi tregu rezistencë. Dylberizm i ka shtu përpjekjet për ndryshim, për me bashku komunitetin edhe i ka festu fitoret e përbashkëta të dylberave.
Historia osht’ shpesh mjet n’dorën e t’fortëve, por na i kundërvihemi mohimit edhe fshimjes së dylberave prej kujtesës kolektive t’shoqnisë. Çdo shkurt, përgjatë mujit të historisë së dylberave vazhdojmë me i nderu dylberat që historia i ka lanë anash edhe u mundu me i fshi. I nderojmë tu ja qitë në pah rolin atyne njerzve që kanë kanë lanë gjurmë në historinë tonë si dylbera. E arkivimin e punës edhe gjurmëve të dylberave t’Kosovës mundeni me i gjetë në Kronikën e Rezistencës, seri e artikujve t’gjatë që ia jep hakun sfidave dhe përjetimeve të dylberave në shoqninë tonë e i feston arritjet tona n’fusha t’ndryshme.
Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë ja u kujtum insitucioneve shtetërore që ndriçimi i Ndërtesës së Qeverisë me ngjyra t’ylberit nuk e bon ma t’letë jetën e dylberave n’këtë shtet kur ton vitin krejt institucionet heshtin ose na përçmojnë.
Përgjatë Muajit të Krenarisë, u sigurum që me ndjekë secilën ngjarje e diskutim në kuadër të Javës së Krenarisë, që me tregu përvojën tonë tek të gjithë ata/ato që nuk kanë mujtë me dalë e me festu në sheshin e Prishtinës.
Verën e vazhdum me organizimin e Mësonjëtores së parë Queer, e cila na boni bashkë me t’ri e t’reja me shpirt t’aktivistave. Pjesëmarësve ua kemi ofru nji hapësinë të sigurtë për me diskutu se qysh me u mobilizu bashkë për të drejtat e njeriut dhe barazinë sociale. Tre prej tyne u bashkun në misionin e Dylberizm si pjesë e ekipit për disa muj.
Gushti na mbledhi edhe në nji nejë të solidaritetit për Festivalin Queer të Prishtinës, ku mbretëreshat drag prej Kosovës e pushtun skenën e Cyrihut. Krahas mbështetjes në mbledhjen e fondeve për organizimin e edicionit të dytë të festivalit, ato na ndihmun edhe për me forcu lidhjen me gjysën e zemrës tonë: diasporën.
Shtatori na bashkoi prapë n’Prishtinë për me e përjetu dashninë kolektive e revolucionare queer në edicionin e dytë të Festivalit Queer t’Prishtinës, që kësaj here ka pru risi me punëtori edukative e program rajonal. Perfomanca e paharrueshme debutuese e artistit boshnjak Bozho Vreqo (Božo Vrećo) n’Prishtinë nuk ka me u harru kurrë. Ajo na ka bashku krejtve, dylbera e aleatë, t’ri e t’vjetër, tu e mushë plotë sallën e Pallatit të Rinisë.
Për gjashtë vjet dylberat i kanë nda storiet e tyne në rubrikën Ndaje Storien Tone. E n’këtë edicion, na ja kemi dhanë storieve të dylberave ni fuqi ma t’madhe dokumentuse, me publikimin e vëllimit t’parë të “Storie të Rezistencës” në shqip edhe anglisht. Suksesi i Festivalit Queer të Prishtinës u shënju edhe me bashkëpunimin me njanin prej festivaleve ma t’vjetra queer në botë, Queer Lisboa, por edhe me artista dylbera e aleatë prej diasporës, të cilët i dhanë ngjyra skenës e ekranit filmik. Me bashkimin e dylberave edhe aleatëve t’Kosovës, rajonit edhe vendeve ia rikujtum krejtve qysh dylberat fuqizohen bashkë anekand botës.
As këtë vit nuk e kemi lonë pa e dëshmu praninë tonë n’hapsina fizike. N’tetor kur lam sheja që lezbiket ekzistojnë edhe jon revolucioni. Grafitet si: “Çika e Filanit + Çika e Fistekut = ❤️”, “Liri Lezbikeve”, jon shpërnda nëpër rrugët e Prishtinës, me jau kujtu krejtve që Lezbiket ecin knej!
Nëntori iu dediku çashtjeve trans, me artikuj të dedikum për përvojat trans, prej vetë autorit trans, përmes TRANSmetim. Kjo rubrikë që na shpalos sfidat e të qenit trans në Kosovë edhe na sjell shumë artikuj informues e edukativ.
Pyetjen se “Kur po hapet strehimorja e dylberave n’Kosovë” e kemi bo vazhdimisht përgjatë vitit. E në dhjetor, në 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Baza Gjinore, u mblodhëm në Kino Armata për me e diskutu për herë t’parë publikisht, bashkë me përfaqësues prej Këshillit t’Evropës, Ministrisë së Drejtësisë e me përfaqësues të shoqnisë civile t’Kosovës, t’Shqipnisë e t’Maqedonisë së Veriut. E në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, i dërgum letër publike Qeverisë edhe Komunës së Prishtinës, tu theksu se ndërtimi i strehimores për dylberat duhët me u trajtu me urgjencë!
Sivjet e kemi vendosë gurthemelin e misionit tonë, me nji strategji katërvjeçare, për të cilën kemi me punu ditë e natë deri në arritjen e vizionit tonë për nji shoqni kosovare që osht’ shpi e nji komuniteti t’fuqishëm e gjithëpërfshirës, ku dylberat jon të sigurtë e të fuqizum për me kon’ versionet e tyne ma t’mira të vetes edhe e sjellin ndryshimin në shoqni.
Respektona ekzistencën o pritna rezistencën!