Tu e lexu qitash
Si kanë ndryshuar qëndrimet e Trump për martesat e çifteve të seksit të njëjtë?

Si kanë ndryshuar qëndrimet e Trump për martesat e çifteve të seksit të njëjtë?

Qëndrimi i Trump për martesat e dylberave është luhatur gjatë viteve. Trump shprehu mbështetjen për bashkësitë civile në një intervistë që bëri me The Advocate në 2000, siç ka raportuar CBS News. Këtë sinjal mbështetës ai e dha në një kohë kur Partia Republikane nuk kishte qëndrim të tillë. Më vonë, në vitin 2015, ai tha për CNN se mbështeste “martesën tradicionale”. Por në vitin 2016, disa ditë pasi u zgjodh, ai në një intervistë për 60 Minutes, tha se ishte “në rregull” me martesat e çifteve të njëjtit seks; shumë larg nga platforma republikane e 2016-ës, e cila kritikoi vendimin e Gjykatës Supreme që i dha të drejtë bashkësive civile të të njëjtit seks në nivel federal.

Qendra Kombëtare për të Drejtat e Lezbikeve i ka udhëzuar çiftet e të njëjtit seks të mos kenë frikë nga anulimi i martesave të tyre gjatë administratës së ardhshme të Trump. Organizata gjithashtu vuri në pah një vendim të Gjykatës Supreme, “Pavan kundër Smith”, pas vendimit të vitit 2015 që vazhdoi t’i afirmonte të drejtat e martesës së të njëjtit seks.

Një sondazh i Gallup tregon gjithashtu se mbështetja e amerikanëve lidhur me legalizimin e martesës mes seksit të njëjtë është rritur nga 58% në korrik të 2015 në 71% në maj të 2022 dhe 2023. Fushata që çoi te zgjedhja e Trump ishte shpesh fushatë kundër imigrantëve dhe kundër dylberave. Për personat trans ajo ka është zhvilluar me ashpërsi. Në reklamim anti-trans dhe anti-LGBTIQ+ republikanët shpenzuan rreth 222 milion dollarë gjatë fushatës së 2024-tës. 

Artikulli u publikua në USA Today dhe u përkthye nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top