Tu e lexu qitash
Mbi 100 OJQ dhe aktivistë nga rajoni kërkojnë nga Mali i Zi t’i jep fund sterilizimit të detyruar të individëve trans për njohjen ligjore të identitetit gjinor

Mbi 100 OJQ dhe aktivistë nga rajoni kërkojnë nga Mali i Zi t’i jep fund sterilizimit të detyruar të individëve trans për njohjen ligjore të identitetit gjinor

Mbi 100 OJQ dhe aktivistë nga Ballkani kërkojnë nga qeveria e Malit të Zi miratimin e ligjit për njohjen gjinore të bazuar në vetëvendosje personale.

Mali i Zi ende e praktikon detyrimin për ndërhyrje mjekësore duke përfshirë këtu edhe sterilizimin e detyrueshëm të personave trans, si kusht që ata/ato ta ndërrojnë gjininë ligjërisht. Kjo praktikë ia shkel dylberave të drejtat themelore. 

Mbi 100 organizata joqeveritare duke përfshirë edhe Dylberizm dhe CEL nga Kosova, e aktivistë të pavarur nga i gjithë Ballkani Perëndimor janë bashkuar për t’i bërë thirrje publike Qeverisë dhe Parlamentit të Malit të Zi, duke kërkuar miratim të menjëhershëm të Ligjit për Njohjen Ligjore të Gjinisë bazuar në vetëvendosje. Ky legjislacion do t’i lejonte personat transgjinorë në Mal të Zi të ndryshojnë gjininë e tyre ligjërisht pa iu nënshtruar ndërhyrjeve mjekësore, ku përfshihet edhe sterilizimi i detyrueshëm – një praktikë që shkel të drejtat themelore të njeriut.

Kjo letër, e cila iu është dërguar institucioneve malazeze, thekson nevojën urgjente për të harmonizuar ligjet malazeze me standardet evropiane të të drejtave të njeriut. Personat transgjinorë në Mal të Zi janë ndër të paktët në Evropë që duhet t’i nënshtrohen sterilizimit për të ndryshuar shënjuesin e tyre gjinor në dokumentet zyrtare. Kjo praktikë, e cilësuar si “çnjerëzore” nga organizatat dhe aktivistët, shkel të drejtat për integritetin trupor, dinjitetin dhe privatësinë, siç përshkruhet edhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

“Respektimi i të drejtave të njeriut është një nga pikat më të rëndësishme në rrugën e Malit të Zi drejt integrimit në BE”, thekson letra. Ky koalicion i organizatave dhe aktivistëve e sheh miratimin e këtij ligji si një hap vendimtar drejt garantimit të barazisë për të gjithë qytetarët dhe rritjes së reputacionit të Malit të Zi në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare.

Votojeni ligjin tash

Mali i Zi mbetet një nga nëntë vendet evropiane që kërkojnë sterilizimin për njohjen ligjore të gjinisë, duke e vendosur atë në kundërshtim me vlerat e BE-së dhe detyrimet për të drejtat e njeriut. Ligji i propozuar do ta eliminonte këtë kërkesë, duke u mundësuar individëve të përcaktojnë identitetin e tyre gjinor pa cenuar autonominë e tyre trupore.

Nënshkruesit argumentojnë se miratimi i ligjit do të dërgonte një mesazh të fuqishëm përparimi dhe përfshirjeje. “Ky është një test i përkushtimit të Malit të Zi për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, thonë ata, duke i bërë thirrje qeverisë që të miratojë legjislacionin deri në fund të vitit 2024 dhe që Parlamenti ta miratojë atë në seancën aktuale.

Kjo thirrje mbështetet nga organizata dhe aktivistë të vendeve të ndryshme, duke përfshirë Kosovën, Serbinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Shqipërinë, Turqinë dhe më gjerë. 

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top