Tu e lexu qitash
Pa frikë: në Poloni hapet muzeu i parë i dylberave

Pa frikë: në Poloni hapet muzeu i parë i dylberave

Mes rrëmujës së rrugës më të ngarkuar të Varshavës, muzeu i parë i dylberave u hap të së fundi në Poloni. Dylberat e kanë quajtur moment historik edhe pse ata po ende luftojnë për të drejtat e tyre ligjore. Me vendndodhje në mes një qebaptoreje dhe një dyqani me rroba të përdorura, muzeu ka rreth 150 artefakte që rrëfejnë rrugëtimin e luftës për njohje të lëvizjes së dylberave në Poloni.

Institucioni u krijua nga grupi jofitimprurës i të drejtave “Lambda” dhe është i pari “në të gjithë Evropën postkomuniste”, tha drejtori Krzysztof Kliszczynski. Ai u shpreh shumë i lumtur me hapjen e muzeut. Materialet e ekspozuara gjurmojnë historinë e dylberave që jetojnë në Poloni që nga shekulli i 16-të – me letra, fotografi dhe shembuj të hershëm të aktivizimit të njerëzve queer, që shpesh kanë qenë klandestinë për nga veprimtaria shkaku i frikës nga shtypja.

Artikulli u publikua në France 24/Agence France-Presse dhe u përkthye nga Dylberizm.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top