Aktorja trans, Karla Sofía Gascón, merr nominim për Golden Globes
Performanca e Karla Sofía Gascón në filmin “Emilia Pérez” e ka bërë atë një sensacion global. Tani, ajo ka hyrë në histori si gruaja e parë trans e nominuar për çmimin e rolit kryesor në një film në garën e Golden Globes. Në këtë film, Gascón luan kryepersonazhin, një narko-bose meksikane që del hapur si transgjinore dhe në tranzicion.
Nominimi i aktores spanjolle është në kategorinë “komedi muzikore ose komedi”. Kjo është kategori e veçantë çmimesh për filmat dramatikë. Përveç nominimit të Gascónit, “Emilia Pérez”, me regji të Jacques Audiard, mori nëntë nominime të tjera, duke e bërë filmin me më së shumti nominime për këtë vit. Gascón po konkurron në kategorinë e saj me Cynthia Erivo (Wicked), Amy Adams (Nightbutch), Mikey Madison (Anora), Demi Moore (The Substance) dhe Zendaya (Challengers).
Gascón kryeson po ashtu në garën e çmimeve Oscar për punën e saj në “Emilia Pérez”. Ajo, së bashku me yjet Selena Gomez, Adriana Paz dhe Zoe Saldaña, kanë fituar tashmë çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë. Gomez dhe Saldaña morën nominime për aktoren më të mirë dytësore për rolin e tyre në film.
Artikulli u publikua në Pride dhe u përkthye nga Dylberizm.