Ligji kundër dylberave kërcënon kulturën vendase në Ganë
Ligji “për vlerat familjare” i miratuar sivjet nga Kuvendi i Ganës, që është në shqyrtim në gjyqësorin e shtetit afrikan, ka ngritur shqetësimet te popullata autoktone ganeze. Njëra frikë është që ligji shpallet i vlefshëm nga Gjykata Supreme, do ta shndërrojë në krim kulturën LGBTIQ+ autoktone – që ka edhe ceremoni ku burrat për shembull vallëzojnë me bizhuteri e fustane teksa shpirti që i dominon është ai i grave.
“Në sferat shpirtërore, dylberizmi ekziston, dhe ka ekzistuar që nga kohërat parahistorike, para tregtisë me skllevër,” Isaac Bill, pjesë e fisit Ga. Bill përdor përemrat “ata” dhe identifikohet si person jo-binar për nga gjinia.
“Ne jemi fronti i komunitetit të dylberave”, u shpreh ai.
Shqetësimi tjetër është edhe efekti shoqëror i tij po reflekton ligji në nivel shoqëror, pasi tashmë ia ka përkeqësuar gjendjen dylberave në Ganë. Dylberat thonë se ky propozim ka bërë që policia t’i bëjë ata/ato cak dhe ka normalizuar dhunën ndaj tyre në rrugë. Ligji i miratuar në Ganë parasheh burgim deri në një dekadë ata/ato që promovojnë marrëdhëniet e të njëjtit seks, si dhe burgim ose detyrim për t’iu nënshtruar të ashtuquajturës terapi konvertuese për ata/ato që zihen duke bërë seks me persona të të njëjtit seks. Hyrja në fuqi e ligjit do ta ndalonte edhe terapinë hormonale.
Aktivistët dylbera thonë se Gana kishte një qëndrim relativisht pranues për të qenit LGBTIQ+ në vitet e ‘90-a. Një ligj që ndalonte seksin anal mes burrave ekziston, por zbatohet rrallë. Aktivistët tani po u kthehen historisë në përpjekje për t’i bindur ganezët se pakicat gjinore dhe seksuale kanë një prani për kohë të gjatë në këtë shtet. Gana bën pjesë te 64 shtetet ku është e paligjshme të jesh person LGBTQ+. Ligji në fuqi është trashëgëmi e kohës kur ky shtet ishte koloni britanike.
Artikulli u publikua në The Canadian Press dhe u përkthye nga Dylberizm.