Tu e lexu qitash
77% e dylberave australianë kanë përjetuar ngacmime seksuale në punë

77% e dylberave australianë kanë përjetuar ngacmime seksuale në punë

Raporti “SpeakingOut@Work”, i realizuar me nismën e Organizatës Kombëtare për Hulumtime mbi Sigurinë e Grave në Australi (ANROWS), ka gjetur se 77 për qind të të rinjve LGBTQ kanë përjetuar ngacmime seksuale në punë.

Hulumtuesja kryesore, Cristyn Davies nga Universiteti i Sidney thotë se ngacmimi seksual i të rinjve LGBTQ në punë është i ndërlidhur me përvojat e homofobisë, bifobisë dhe transfobisë dhe se dylberat e rinj e kanë të vështirë t’i raportojnë ngacmimet. Të anketuarit u përgjigjën se shumica e kryerësve ishin burra që vepronin të vetëm. Ata treguan edhe përvoja të përqeshjes diskriminuese dhe të sulmeve seksuale. Më rrallë janë raportuar sulmet nga gratë.

“Ajo [menaxherja kur e kuptoi se jam trans] vazhdoi gati një orë me pyetje të papërshtatshme gati se si duken gjenitalet e mija si rezultat i terapisë hormonale”, tha një djalë trans 23-vjeçar që ishte pjesë e anketës.

1.000 dylbera të moshës 14 deri 30 vjeç i kanë ndarë përvojat e tyre në studimin e parë në botë që shqyrton ngacmimet seksuale LGBTQI+ në vendin e punës. Megjithëse shumica e hulumtimeve dhe diskutimeve mbi politikat mbi ngacmimin seksual në vendin e punës fokusohen tek gratë heteroseksuale cisgjinore, pak dihet për përvojat e të rinjve LGBTIQ+.

Artikulli u publikua në ABC.net dhe u përkthye nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top