Alex Consani, modelja e parë trans që fitoi çmimin ‘Modelja e Vitit’ në Fashion Awards
Alex Consani ka hyrë sërish në histori. Kësaj here, ajo u bë gruaja e parë transgjinore që fiton ‘Modelja e Vitit’ në Fashion Awards 2024.
Ajo ka lënë shenjë në botën e modës duke u bërë një nga dy modelet e para trans që kanë parakaluar në shfaqjen e modës së Victoria’s Secret. Megjithatë, pasi mori një tjetër vlerësim historik për garën e modës “Fashion Awards” të Këshillit Britanik të Modës, ajo mori çmimin dhe u largua nga ceremonia.
“Unë jam gruaja e parë trans që e fiton këtë çmim”, u tha ajo anëtarëve të audiencës më 2 dhjetor kur e pranoi çmimin në Royal Albert Hall në Londër.
“Por unë nuk mund ta pranoj këtë çmim pa falënderuar ata/ato që erdhën para meje, veçanërisht gratë transgjinore me ngjyrë, që me të vërtetë luftuan për hapësirën në të cilën jam sot. Dominique Jackson, Connie Fleming, Aaron Rose Phillips dhe shumë të tjera që luftuan për ta marrë hapësirën që ma ka mundësuar mua të lulëzoj sot”, u shpreh Alex Consani.
Ylli i modës, gjithashtu falënderoi familjen e saj për mbështetjen dhe u bëri thirrje prindërve të fëmijëve trans që të jenë sistemi i tyre mbështetës.
“Ndryshimi është më se i mundshëm; është i nevojshëm’’, tha Consani në fund të fjalimit të saj.
Artikulli u publikua në Pink News dhe u përkthye nga Dylberizm.