Kongresistja McBride: Sulmi republikan ndaj të drejtave trans është përpjekje për ta çorientuar publikun
Sarah McBride, personi i parë transgjinor i zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve, të dielën dënoi sulmin e fundit të republikanëve ndaj të drejtave trans si “një përpjekje për t’i çorientuar” votuesit prej çështjeve më kryesore që prekin shoqërinë, siç janë kostot e kujdesit shëndetësor dhe pabarazia ekonomike. Anëtarja e ardhshme demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve nga shteti i Delaware iu kundërpërgjigj edhe për kufizimeve për tualete ndaj personave trans që e shpallën republikanët në Capitol Hill javën e kaluar.
Të dielën në mëngjes, në një intervistë për CBS, kongresistja e zgjedhur tha republikanët po bëjnë përpjekje për ta shpërqendruar publikun.
“Unë mendoj se ne të gjithë jemi të njëzëri, se përpjekjet për të sulmuar një komunitet të cenueshëm nuk janë vetëm me frymë të keqe, por në të vërtetë një përpjekje për të çorientuar. Për shkak se çdo herë i dëgjojmë administratën e ardhshme ose republikanët në Kongres duke folur për ndonjë grup më të cenueshëm në këtë vend, duhet ta jemi të qartë se kjo është një përpjekje për të shpërqendruar,” tha ajo.
Vërejtjet e McBride vijnë si kundërpërgjigje ndaj kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, i cili javën e kaluar vendosi t’ia ndalojë njerëzve trans t’i përdorin tualetet në përputhje me identitetin e tyre gjinor në Capitol Hill.
Kjo politikë pason një projekt-ligj të paraqitur nga përfaqësuesja republikane e Karolinës së Jugut, Nancy Mace, e cila kërkoi kufizime të ngjashme në tualete për të gjithë njerëzit trans në Capitol, duke përfshirë anëtarët e kongresit, zyrtarët dhe punonjësit. Në të njëjtin objekt është edhe Senati, por politika e Johnson prek vetëm hapësirat e Dhomës së Përfaqësuesve, të cilat kryetari i Dhomës i ka nën kompetencë.
Artikulli u publikua në The Guardian dhe u përkthye nga Dylberizm.