Republikanët shpenzuan 222 milionë dollarë në reklama kundër dylberave në fushatë
Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara i ka shpenzuar 222 milionë dollarë në reklamim anti-trans dhe anti-LGBTIQ+ gjatë fushatës së 2024-tës. Ndryshe prej tyre, Demokratët shpenzuan nën 29 milionë dollarë në reklamim LGBTIQ+. Vetëm për fushatën presidenciale, republikanët i shpenzuan 46 milionë dollarë në mesazhin “Kamala is for they/them. Trump is for you, [”Kamala është me ata/ato (me që janë me gjini neutrale). Trumpi është me ju”], thuhet në një raport të AdImpact që e ka parë National Public Radio (NPR). “They” dhe “them” i referohet ata dhe atyre bukfalisht, por te “they/them” në këtë rast i fjala është për personat që përdorin këta përemra që në anglisht funksionojnë si përemra neutralë për nga gjinia.
Republikanët po tregojnë edhe gatishmëri për t’i shndërruar mesazhet e fushatës në politika të prekshme. Para nisjes së sesionit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve, ka nisur fushata me propozime lidhur me qasjen në tualete, që e ka cak përfaqësuesen demokrate Sarah McBride, kongresisten e parë haptazi transgjinore të SHBA-së. Frika për politikat anti-trans është se republikanët do të miratojnë politika që ndalojnë shpenzimin e fondeve federale në institucionet ku ofrohen shërbime për persona trans. Trump ka premtuar ndalimin e kujdesit gjinor për të rinjtë në nivel nacional, ndalimin e pakove shëndetësore që ofrojnë kujdes gjinor për pacientët e të gjitha moshave dhe ndëshkimin e shkollave dhe mësimdhënësve që e afirmojnë gjininë e të rinjve trans.
Artikulli u publikua në National Public Radio dhe u përkthye nga Dylberizm.