Tu e lexu qitash
Diskutim: Kur po hapet strehimorja LGBTIQ+ në Kosovë?

Diskutim: Kur po hapet strehimorja LGBTIQ+ në Kosovë?

Kosova osht’ i vetmi vend n’rajon që nuk e ka nji strehimore për dylbera. 

Pavarësisht përpjekjeve të shoqnisë civile për ndërtimin e nji strehe që i mbron dylberat prej dhunës, institucionet në Kosovë nuk kanë ecë përpara n’këtë drejtim. Mungesa e nji strehe e rrit cenueshmërinë e dylberave, të cilët shpesh detyrohen me e nda hapsinën me abuzuesit e tyre.

Ju ftojmë në ngjarjen mbi strehimoren e dylberave, ku kemi me e pa dokumentarin  “Sfida e të qenit dylber në Shqipëri” që thekson rolin e strehimoreve si STREHA në mbështetjen e dylberave, edhe kemi me folë për rëndësinë e  ndërtimit t’nji strehimore t’tillë n’Kosovë. Bashkë me përfaqësues prej Ministrisë së Drejtësisë, Komunës së Prishtinës, Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë dhe përfaqësues të strehimoreve LGBTIQ+ në rajon, kemi me diskutu mbi dhunën me të cilën përballen dylberat edhe pasojat që i len mungesa e nji strehimoreje për ata/ato që janë viktima të dhunës në familje për shkak të identitetit të tyne gjinor edhe orientimit seksual.

Shihemi t’premtën, me 6 dhjetor n’Kino Armata! 

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top